Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përleshja në Podujevë, prokuroria jep detajet e fundit

GD
Gazeta Demos2 korrik 2026 në 16:55
Përleshja në Podujevë, prokuroria jep detajet e fundit

Tre persona janë përfshirë në një përleshje të armatosur që ndodhi të mërkurën rreth orës 13:40 në sheshin “Bulevardi i Dëshmorëve” në Podujevë, ndërsa si pasojë e të shtënave me armë zjarri janë plagosur katër persona, përfshirë një kalimtar të rastit.

Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila ka njoftuar se tre nga të plagosurit janë persona të përfshirë drejtpërdrejt në incident, ndërsa i katërti është një qytetar që ka rastisur në vendin e ngjarjes.

Sipas të dhënave fillestare të hetimit, personat e përfshirë në përleshje dyshohet se kanë lidhje familjare, konkretisht bëhet fjalë për një nip dhe dajë.

“Motiv i dyshuar i rastit konsiderohet një mosmarrëveshje e mëhershme mes tyre.

Prokuroria Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda njofton opinionin publik se sot, rreth orës 13:40, në sheshin ‘’Bulevardi i Dëshmorëve’’ në Komunën e Podujevës, ka ndodhur një përleshje e armatosur ndërmjet tre (3) personave. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, lëndime trupore kanë pësuar tre (3) persona të përfshirë në ngjarje, si dhe një kalimtar i rastit.

Sipas të dhënave fillestare të hetimit, dyshohet se në këtë ngjarje janë të përfshirë persona që kanë lidhje familjare (nip dhe dajë), ndërsa motivi i dyshuar i kësaj çështje lidhet me një mosmarrëveshje paraprake.

Menjëherë pas pranimit të informatës nga Policia e Kosovës, prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe në bashkëpunim me njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, kanë ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti. Me këto veprime të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Vrasja e rëndë në tentativë’’, nga neni 173 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Personat e lënduar me armë zjarri, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim të plotë më Policinë e Kosovës, është duke vazhduar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftim.

prokuroria

Të ngjashme

Sulmuan gazetarët, një i dyshuar ndalohet për 48 orë

Sulmuan gazetarët, një i dyshuar ndalohet për 48 orë

16:04

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Agon Maliqi: Mos u nxitoni, normale që Presidentja të trashëgojë staf, s’mund të punojë fikall vetë
  • 23:41Vonesat në formimin e institucioneve, a është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës?
  • 23:15A duhet ta lani fytyrën me ujë të ngrohtë apo të ftohtë?
  • 22:55Syla: PSD, LDK e këta që kanë qenë në VV po tentojnë ta rigjejnë vetën politikisht
  • 22:47Shqiptarja 60-vjeçare në Zvicër nuk pret zjarrfikësit, merr kovat dhe shuan zjarrin