Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për fluksin në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas të dhënave të përditësuara në orën 19:48, pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Muçibabë, ku për të dalë nga Kosova qytetarët po presin rreth 40 minuta, ndërsa kolona ka arritur në rreth 400 metra.
Pritje ka edhe në Merdare, ku për dalje nga Kosova koha e pritjes është rreth 30 minuta, me kolonë prej rreth 150 metrash.



