Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja nëpër pikat kufitare

GD
Gazeta Demos12 gusht 2026 në 16:40
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja nëpër pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, të përditësuara në orën 16:15.

Sipas të dhënave, pritjet më të gjata për automjete janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku pritja në hyrje dhe dalje është 20 deri në 30 minuta, ndërsa kolonat arrijnë deri në 100 metra në të dyja drejtimet.

Në Muçibabë, pritja në hyrje është rreth 30 minuta, ndërsa në dalje 15 minuta. Kolonat në këtë pikë arrijnë deri në 300 metra në hyrje dhe 150 metra në dalje.

Ndërkohë, në Hani i Elezit pritja në hyrje është rreth 15 minuta, ndërsa kolona arrin në 200 metra. Në dalje pritja është rreth 5 minuta, me kolonë prej 30 metrash.

Në Merdare, pritja në dalje është rreth 10 minuta, ndërsa kolona arrin deri në 200 metra.

Në pikat tjera kufitare, pritjet janë kryesisht nga 1 deri në 10 minuta, ndërsa për automjetet e rënda, pritjet e raportuara janë nga 3 deri në 5 minuta.

minutapikatkufitare

Më shumë nga Lajme

  • 14:01I takonte Grupit të Intelektualëve, i jepet lamtumira e fundit Adem Beqirit
  • 13:54Deliu-Kodra: PDK i ka në dispozicion 22 votat për Presidentin nëse votohet Ligji për Specialen
  • 12:49Nëse ligji i ri hyn në fuqi, Cali e Pjetër Shala kthehen në Kosovë për vuajtje të dënimit – detaje tjera të propozuara për Specialen
  • 12:49Osmani në Vjenë: Rruga evropiane e Kosovës është pjesë e identitetit tonë
  • 12:30Kurti i bën përmbledhje takimeve me ambasadorët: Theksuam nevojën për stabilitet institucional