Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Për shtatë muaj 13 mijë aksidente me 58 të vdekur

GD
Gazeta Demos19 tetor 2025 në 22:05
Për shtatë muaj 13 mijë aksidente me 58 të vdekur

Siguria rrugore vazhdon të mbetet shqetësim në Kosovë. Aksidentet në komunikacionin rrugor edhe më tej shkaktojnë numër të madh të vdekjeve.

Vetëm në shtatëmujorin e parë të këtij viti, policia ka evidentuar 13 mijë aksidente me 58 të vdekur. Për policinë i vazhdueshëm mbetet apeli qe pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes me shpejtësinë, ndërkohë që është vërejtur një rritje në numrin e tiketave të shqiptuara.

Raportet e policisë janë alarmante. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 27 aksidente trafiku, një me fatalitet, e tjera me shumë të lënduar dhe 37 me dëme materiale.

Ekspertë të komunikacionit nënvizojnë se në shkaktimin e aksidenteve ndikojnë mosndërgjegjësimi i drejtuesve të automjetit për ngasje në bazë të kushteve atmosferike dhe rrethanave në trafik.

“Në sezonin vjeshtor, zakonisht i kemi disa elemente të faktorit incident, por edhe sigurisht edhe të faktorit rrugë, edhe që ndikojnë këto elementet e të reshurave atmosferike, ose elementi i sipërfaqes rrugore. Ne duhet me pas një kujdes të shtuar edhe gjatë drejtimit të automjeteve, në këto rrethana, të qarkullimit rrugor. Drejtuesit e automjeteve, duhet patjetër që ta kenë parasysh, që ta drejtojnë automjetin në bazë të kushteve të krijuara, t’u e pas parasysh edhe kushtet atmosferike, pastaj rruga e lagur, pastaj kemi të bëjmë edhe me dukshmërinë e zvogëluar. Këto janë tri elemente të cilat edhe shkaktojnë aksidente më të shpeshta”, tha për RTK-në Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit.

Duke folur për elementet e faktorit njeri, eksperti i komunikacionit vë në pah se shpejtësia deri në 95% të rasteve, na sjell tek aksidentet me fatalitet.

“Në këtë muaj, ose edhe komplet në vjeshtë, kemi parasysh që edhe rritet numri i aksidenteve, por shpresoj që mos të kemi aksidente me fatalitet. Në qoftë se flasim për elementet e faktorit njëri, shpejtësia është ajo që 90 deri në 95 %, të rasteve na sjellin edhe tek aksidentet me fatalitet ose edhe aksidentet me lëndime të rënda trupore brenda kushteve që i përmenda”, ka shtuar Dedaj.

Aksidentet në komunikacion vazhdojnë të mbesin një prej sfidave më të mëdha për sigurinë rrugore në Kosovë. Policia edhe më tej u bën thirrje ngasësve që të respektojnë ligjin dhe rregullat e trafikut, për sigurinë e tyre dhe të të tjerëve./RTK/

Policia

Të ngjashme

Aksident në fshatin Hereq, lëndohet një person

Aksident në fshatin Hereq, lëndohet një person

13:27
“U godit nga një shpejtësi e madhe”, detaje nga vdekja tragjike e 50-vjeçares në Pejë

“U godit nga një shpejtësi e madhe”, detaje nga vdekja tragjike e 50-vjeçares në Pejë

12:57
Aksident trafiku në Hereq , policia në vendin e ngjarjes

Aksident trafiku në Hereq , policia në vendin e ngjarjes

12:39
Theu xhamin e veturës dhe vodhi një telefon, prishtinasi arrestohet pas më shumë se dy javësh

Theu xhamin e veturës dhe vodhi një telefon, prishtinasi arrestohet pas më shumë se dy javësh

11:46

Më shumë nga Lajme

  • 22:47Aksident vdekjeprurës në Durrës, automjeti përplas këmbësorin
  • 22:33Shpërthen një veturë në Gjilan
  • 22:21Moti për nesër, temperaturat
  • 22:12Ish-ushtari i UÇK-së me fjalë të mëdha për familjen Haklaj: Ka qenë siguria kryesore në Bajram Curr e Tropojë
  • 22:02Të shtëna masive në Karolinën e Veriut, tre persona të vdekur një i lënduar