Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale

GD
Gazeta Demos25 korrik 2026 në 22:11
Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale

Rritja e numrit të aksidenteve me pasoja fatale në Kosovë ka rikthyer në fokus nevojën për forcimin e sigurisë rrugore.

Ekspertët kërkojnë strategji të reja parandaluese dhe respektim më të madh të rregullave të komunikacionit, ndërsa institucionet thonë se po punojnë për përmirësimin e infrastrukturës dhe politikave të sigurisë.

Aksidentet në Kosovë vazhdojnë të marrin jetë njerëzish, ku numri i aksidenteve fatale ka shënuar rritje.

Rastet e aksidenteve, sipas ekspertëve të sigurisë, përbëjnë shqetësim serioz, prandaj bëjnë thirrje për ndërmarrjen e masave urgjente dhe hartimin e strategjive për më shumë siguri në rrugë.

“Ajo që është urgjente për institucionet tona është krijimi i strategjisë së sigurisë rrugore. Në kuadër të krijimit të kësaj strategjie merren pastaj edhe masat për hulumtimin e aksidenteve dhe faktorëve që ndikojnë në aksidente, si dhe krijimi i masave preventive”, theksoi Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit.

Ndër faktorët e aksidenteve, ekspertët përmendin edhe faktorin njeri.

“Jo vetëm ulja e shpejtësisë, por edhe kujdesi gjatë vozitjes. Të mos pengohet mjeti tjetër gjatë lëvizjes. Kuptohet që duhet të respektohen shenjat në komunikacion, të mos përdoret telefoni, por mbi të gjitha të kemi kujdes gjatë vozitjes”, tha Lavdim Hamiti, ekspert i komunikacionit.

Nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit thonë se fokusi i tyre është mirëmbajtja sistematike e rrjetit ekzistues, përmirësimi i standardeve teknike dhe eliminimi i çdo elementi që mund të paraqesë rrezik për përdoruesit e rrugës.

Ata theksuan se janë duke punuar intensivisht në hartimin, përditësimin dhe zbatimin e strategjive dhe politikave për sigurinë rrugore, të cilat synojnë krijimin e sistemit të modernizuar të menaxhimit të sigurisë në komunikacion që ndikojnë dhe uljen e numrit dhe rrezikut të aksidenteve.

RTK ka tentuar të marrë qëndrime edhe nga ish-ministrat e Infrastrukturës për politikat e parandalimit të rasteve, por disa nuk pranuan të flasin, ndërsa të tjerët nuk ishin të qasshëm. Në këtë përpjekje nuk janë përfshirë ministrat e akuzuar për keqpërdorim të detyrës.

Ndërkohë, për parandalimin e aksidenteve, Policia thekson se në vazhdimësi analizon të dhënat rreth sigurisë në trafik, harton plane operative, bën fushata ndërgjegjësuese dhe, si masë parandaluese e ndëshkuese, gjobit shkelësit e rregullave të trafikut.

Sipas Policisë, vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë evidentuar 45 aksidente fatale me 46 persona të vdekur. Ndërkaq, u shënuan mbi 10 mijë të tjera.

Megjithëse, sipas Policisë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i aksidenteve ka shënuar rënie prej 4.77%, teksa numri i gjobave është rritur për 5.82%.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 22:52Hadërgjonaj mbështet Bekim Sejdiun për president: Personalitet me vlera tradicionale e kombëtare
  • 22:44E zë rryma duke punuar në banesë, humb jetën 27-vjeçari shqiptar
  • 22:28Ramiz Lladrovci: Sa më shumë po afrohet 16 Shtatori, gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president, po rriten
  • 22:25Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
  • 22:19Rama: Nëse LDK nuk e voton Bekim Sejdiun, bie në “kurth”