Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

PDK në Gjilan merr vendim: Do ta përkrahi LDK-në në balotazh

GD
Gazeta Demos6 nëntor 2025 në 12:01
PDK në Gjilan merr vendim: Do ta përkrahi LDK-në në balotazh

Kandidati për kryetar nga radhët e PDK-së, Riad Rashiti, ka thënë se PDK do të përkrah LDK-në në balotazhin e 9 nëntorit për zgjedhjet lokale në Gjilan.

Rashiti ka thënë se ky vendim është marrë duke e pasur parasysh interesin e qytetarëve.

Ai ka ftuar të gjithë përkrahësit e PDK-së që të votojnë Arbër Ismajlin për kryetar të Gjilanit.

Ismajli do të përballet në balotazh me kandidatin e VV-së dhe kryetarin aktual Alban Hysenin.

Postimi i plotë:

PDK në Gjilan përkrah Arbër Ismajlin në balotazh

Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan, pas konsultimeve të gjera me strukturat e saj dhe në interes të qytetarëve të Gjilanit, ka vendosur të mbështesë kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Arbër Ismajli, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Ky vendim është marrë duke u udhëhequr nga interesi i përgjithshëm i qytetarëve tanë dhe nga nevoja për një ndryshim real në qeverisjen lokale, që garanton zhvillim, transparencë dhe bashkëpunim në dobi të qytetarëve e jo të interesave të ngushta politike.

PDK Gjilan beson se bashkimi i forcave pozitive është rruga e duhur për të garantuar katër vite të qëndrueshme, me vizion dhe përgjegjësi për qytetin tonë.

Ne jemi të bindur se Arbër Ismajli do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Gjilanit, me një qeverisje që do të punojë për zhvillim ekonomik, investime në infrastrukturë, arsim cilësor dhe mirëqenie sociale.

Ftojmë gjithë anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët që ndajnë vlerat tona të përbashkëta, të dalin në balotazh dhe ta votojnë Arbër Ismajlin për kryetar të Gjilanit.

Sepse Gjilani meriton ma mirë dhe bashkë këtë mund ta bëjmë realitet.

LDKPDK

Më shumë nga Lajme

  • 18:58Kanos fqinjët pas një mosmarrëveshjeje, policia i gjen të dyshuarit armë dhe 42 fishekë
  • 18:34Arkeologët hulumtojnë Verbocin për gjurmë të hershme njerëzore
  • 18:24Abdixhiku diskuton me shefin e ri të BE-së për konstituimin e KuvenditI
  • 18:0510 ditëshi i fundit | Dëshmitë që shkundën Hagën për Thaçin dhe UÇK-në
  • 18:03Lama: Vazhdimi i seancës konstituive është në terren jokushtetues