Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi tha se kjo parti është për ligj të ri për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës kërkoi rivotimin e tij sot ashtu siç është dhe më pas amendamentimin e tij.
Rrustemi tha në Komisionin parlamentar për Legjislacion argumentoi këtë qëndrim të partisë në pushtet.
“Ne jemi në një rrethanë të tillë për ligjbërje të re, për ligj të ri, duke i dhënë besimin besimit të sponsorizuesit se ka identifikuar defekte në ligj”, tha ai.
“Do me thënë, ne nuk jemi sot për të votuar të njëjtin (ligj), marrë parasysh shqetësimet që i ka dhënë vetë sponsorizuesi. Thjesht jemi për nismë të re ligjore, duke i adresu shqetësimet, duke mos humbur kohë për t’i përsëritur procedurat”, tha Rrustemi.
Ai tha se përfundimisht, epilogun do ta japin deputetët në Kuvend.
“Sido që të jetë, ky është qëndrim këtu në Komision, por Kuvendi do t’i japë epilogun përfundimtar. Është në dorën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të vendosin me votën e tyre për rivotimin e ligjit të njëjtë apo për të qëndruar në fuqi vetoja e Presidentes”, tha Rrustemi.