Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe ministrave në detyrë

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 12:35
PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe ministrave në detyrë

Partia Demokratike e Kosovës, ka dorëzuar sot në prokurorinë Speciale, kallëzim penal ndaj liderit të VV-së, Albin Kurtit dhe anëtarëve të qeverisë në dorëheqje, lidhur me ushtrimin e njëkohshëm të funksioneve ekzekutive dhe mandateve të deputetëve.

Në njoftim thuhet edhe se, duhet intervenimi i prokurorisë për të mundësuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Supreme, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe legjislacionit në fuqi.

“Siç dihet ne nuk e kemi të paraparë si vepër penale moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, por të gjykatave të rregullta siç është Gjykata Supreme. Po ashtu në kallëzim kemi përmendur edhe shpërdorimin e detyrës zyrtare, sepse duke mbajtë funksione të paligjshme janë shpërndarë mijëra euro në disa vendime që janë marrë nga Qeveria e Kosovës dhe kjo situatë nuk mund të vazhdojë”, ka thënë Gruda mes tjerash.

Njoftimi:

PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje për mbajtjen e pozitave të dyfishta

Prishtinë, 26 gusht – Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje, lidhur me ushtrimin e njëkohshëm të funksioneve ekzekutive dhe mandateve të deputetëve.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda tha se duhet intervenimi i Prokurorisë për të mundësuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Supreme, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe legjislacionit në fuqi.

“Siç dihet ne nuk e kemi të paraparë si vepër penale moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, por të gjykatave të rregullta siç është Gjykata Supreme. Po ashtu në kallëzim kemi përmendur edhe shpërdorimin e detyrës zyrtare, sepse duke mbajtë funksione të paligjshme janë shpërndarë mijëra euro në disa vendime që janë marrë nga Qeveria e Kosovës dhe kjo situatë nuk mund të vazhdojë”, tha Gruda.

Sipas dokumentit të datës 26 gusht 2026, PDK vlerëson se ekziston dyshimi për kryerjen e veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, si dhe për “mosekzekutimin e vendimeve gjyqësore”, sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës.

Në kallëzim, Albin Kurti cilësohet si i dyshuar së bashku me anëtarët e tjerë të Qeverisë në dorëheqje që janë certifikuar dhe betuar si deputetë të Legjislaturës XI.

Nga 6 korriku 2026 e tutje, të kallëzuarit kanë vazhduar të ushtrojnë njëkohësisht funksionin e anëtarit të Qeverisë dhe mandatin e deputetit, ndonëse, sipas kallëzimit, këto funksione janë të papajtueshme.

Në dokument thuhet se më 12 gusht 2026, të dyshuarit, në cilësinë e personave zyrtarë, kanë mbajtur mbledhjen nr. 32 të Qeverisë dhe kanë nxjerrë 24 vendime.

Në mesin e tyre ka pasur edhe vendime me pasoja të drejtpërdrejta financiare, përfshirë ndarjen e 100 mijë eurove, dhënien me qira të pronës publike me vlerë kontraktore prej 23 mijë e 205 eurosh, inicimin e dy shpronësimeve me kompensim nga buxheti, si dhe emërimin e komisioneve të pranimit për pozita të larta drejtuese.

Me këto veprime janë tejkaluar kompetencat e një Qeverie në dorëheqje dhe janë shkelur kufizimet kushtetuese dhe ligjore që lidhen me ushtrimin e mandatit të deputetit dhe funksioneve në ekzekutiv.

Kallëzimi penal i është adresuar Prokurorisë Speciale, së cilës i kërkohet trajtimi dhe hetimi i pretendimeve të ngritura në dokument.


kallëzimpenalndaj

Të ngjashme

Vendimet “antikushtetuese” të Qeverisë, Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale

Vendimet “antikushtetuese” të Qeverisë, Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale

08:22
Aleanca nesër dorëzon kallëzim penal ndaj Qeverisë në detyrë

Aleanca nesër dorëzon kallëzim penal ndaj Qeverisë në detyrë

22:40
Aktakuza ndaj Fatmir Shehollit: Prokuroria e akuzon për spiunazh dhe shantazh

Aktakuza ndaj Fatmir Shehollit: Prokuroria e akuzon për spiunazh dhe shantazh

16:01
375 gjoba ndaj motoçiklistëve në rajonin e Pejës gjatë gushtit

375 gjoba ndaj motoçiklistëve në rajonin e Pejës gjatë gushtit

11:36

Më shumë nga Lajme

  • 13:51Nisin punimet për autostradën Shkup-Bllacë, projekti përfshin pesë tunele dhe tetë ura
  • 13:47Kapet një furgon me mallra të kontrabanduara në Viti, vlera mbi 5 mijë euro
  • 13:42Dyshohen për vjedhje të rëndë në disa rajone – Arrestohen tre persona, në kërkim edhe një tjetër
  • 13:41Sot pritet të caktohet vlera e subvencionimit për tekstet shkollore
  • 13:33“Sikur të na kishe treguar…”, mesazhi prekës i familjes për Daorsën që vdiq tragjikisht në Tetovë