Komuna e Prishtinës ka njoftuar se tuneli “Idriz Gjilani”, në lagjen Dardania, do të mbyllet për qarkullim nga sonte në ora 18:00.
Sipas njoftimit të Komunës, mbyllja do të bëhet për shkak të organizimit të aktivitetit “Halloween te Kultura House”.
Tuneli do të mbetet i mbyllur nga data 30 tetor, në ora 18:00, deri më 1 nëntor 2026, në ora 17:00.
