Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

“Pasaportë, letërnjoftim e librezë të ushtrisë ish-jugosllave” – Çka iu gjet tjetër Fatmir Shehollit?

GD
Gazeta Demos25 gusht 2026 në 17:20
“Pasaportë, letërnjoftim e librezë të ushtrisë ish-jugosllave” – Çka iu gjet tjetër Fatmir Shehollit?

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës tashmë ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, i cili ngarkohet për vepra penale të spiunazhit dhe shantazhit.

Në aktakuzën vulimonze përmenden dëshmi e prova të shumta, të cilat e inkriminojnë Shehollin në përfshirjen e tij në kryerjen e këtyre veprave penale.

Në faqen 48 të aktakuzës, PSRK-ja ka ofruar materiale e dëshmi që janë siguruar gjatë kontrolleve, e të cilat më pas janë përfshirë në raportin policor, pjesë e dokumentimit si prova nga organi i akuzës.  

Aty përmenden se te Sheholli janë gjetur dokumente të Serbisë, me të cilat ai mund të lëvizte lirshëm në territorin e këtij shteti, për të koordinuar veprimet e tij me BIA-n serbe.

“Gjatë kontrollit të kryer më 09.10.2025, si dëshmi A#1, janë sekuestruar katër (4) dokumente të Republikës së Serbisë në emër të të pandehurit Fatmir Sheholli, përkatësisht dy pasaporta, një letërnjoftim i Republikës së Serbisë dhe një librezë e Ushtrisë së ish-Jugosllavisë. Posedimi i këtyre dokumenteve Serbe, dëshmon se të pandehurit, i është mundësuar lëvizja edhe në territorin e Serbisë duke i lehtësuar mundësinë e realizimit të kontakteve dhe detyrave të ndërlidhura me veprimtarinë e BIA-së”, thuhet në aktakuzë.

Gjithashtu, në këtë aktakuzë ceket edhe një raport tjetër i Policisë së Kosovës, që përmban dëshmitë dhe provat e sigurara gjatë kontrolleve të kryera ndaj Shehollit.

Aty përmendet blerja e një banese nga i pandehuri Sheholli dhe bashkë me një media serbe.

“Gjatë realizimit të kontrollit të datës 09.10.2025, nga dëshmia e sekuestruar (dëshmia A#35) janë gjetur dokumente që ndërlidhen me blerjen e banesës nga i pandehuri Fatmir Sheholli dhe shitësi JP Radio-Televizije Srbije – Beograd, Takovska 10.”, thuhet në aktakuzë.

Po ashtu, sipas aktakuzës, nga dëshmia A#35 (prova 22), e sekuestruar gjatë kontrollit në banesën dhe automjetin e të pandehurit Fatmir Sheholli, rezulton se i njëjti ka poseduar dokumentacionin origjinal lidhur me një banesë në Prishtinë, të cilën e ka blerë nga JP Radio-Televizija Srbije – Beograd ku edhe ka qenë i punësuar, përmes kontratës së shitblerjes të lidhur me këtë institucion.

“Megjithatë, rëndësi të veçantë paraqet fakti se, deri në kohën e lidhjes së kësaj kontrate të shitblerjes, i pandehuri Fatmir Sheholli është paraqitur si pjesëtar i SUP-it Serb në Podujevë (shih foton më lartë të rrethuar me te kuqe), ndërsa më pas dokumentacioni i sekuestruar dëshmon edhe lidhjen e tij të punësimit me strukturën e Radio-Televizionit të Serbisë në Prishtinë në një kohë kur dhuna ndaj popullatës shqiptare nga Ushtria dhe Policia Serbe ishte në kulmin e saj. Këto rrethana, të vlerësuara së bashku me provat e tjera të administruara në këtë çështje penale, janë relevante për të ndriçuar lidhjet dhe angazhimet e të pandehurit me strukturat shtetërore të Serbisë edhe në atë kohë.”, thuhet tutje në aktakuzë, e cila këto prova ia ka bashkëngjitë dosjes së përgjithshme ndaj tij.

Kjo aktakuzë përban edhe elemente e detaje të tjera, që sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Sheholli ka qenë i përfshirë në shumë raste të spinuazhit.

fatmirshehollitletërnjoftim

Më shumë nga Lajme

  • 18:52Shiu nuk ndalet në kryeqytet, vërshohet edhe rruga “Agim Ramadani”
  • 18:50Kurti viziton familjet e "Grupit të Intelektualëve": Serbisë t'i bëhet trysni ndërkombëtare
  • 18:48Zjarri përfshin garazhet e një objekti në Prishtinë, digjen dy vetura dhe një motoçikletë
  • 17:59Hoxha i reagon Daçiqit: Ajo gjuhë nxitëse s’mund të shpërfillet, Shqipëria do ta mbështesë Kosovën në çdo mënyrë
  • 17:48Armend Mehaj: Jemi të përgatitur për paqe dhe luftë, Kosova ka kapacitete për ta mbrojtur veten