Analisti Valon Syla komentoi dorëheqjen e Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të PDK-së.
Syla deklaroi se Memli Krasniqi, ishte Kryetar i suksesshëm i PDK’së.
“Memli Krasniqi, ishte Kryetar i suksesshëm i PDK’së. Dy parë zgjedhje lokale të fituara bashkë me strukturën e kësaj partie me plotë miq e aleatë të tij.
E dyta në nivel qendror bashkê me Bedri Hamzën e pazavendsueshëm për Kryeministër
Sot dha dorëheqje nga fitoret, nga idhnimet, nga sukseset dhe deshtimet kundër të gjitha gjasave, pa resurse dhe me liderët historik që gjenden e mbahen peng në Hagë. Ai e mbajti amanetin përkundër krejt gjasave.
Për mua ishte një mik nga fëmijëria. Një kolegë gazetar nga Agjencia ma e Madhe Botërore Associated Press (AP), një nga gurëthemelet e muzikës të 90’tave të Hip Hopit, një liberal i të djathtës që mbron lirinë dhe meritokracinë, dhe hakun e hises në shoqëri me bindje dhe ma e veçanta e tij një burrë dhe njeri, e posaçërisht dost i fjalës.
Ishte kohë e vështirë për të, si për PDK’në. Dhe vendimet e tij, sado tê vështira e qê dikush mund të mos pajtohet, janë të drejta në vlerësimin e tij objektiv.
Memli Krasniqi , është një gurë i madh i arritjeve në kohët më të vështira të kësaj partie, i cili nuk i la inatet e vetiakja t’ia mbys misionin e tij që e pati sukesin e PDK’së deri sa Liderët Historik kthehen nga Haga.
#albanologji #pdk “, tha Syla,