Ndërhyrja e helikopterit nga ajri bëri të mundur shpëtimin e tre turistëve gjermanë, të cilët kishin mbetur të bllokuar mes shkëmbinjve në zonën e Malit të Çikës, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë.
Operacioni i kërkim-shpëtimit zgjati rreth katër orë dhe u zhvillua në një terren tepër të vështirë. Pas lokalizimit të tyre, tre të rinjtë u nxorën me helikopter dhe u transportuan drejt Qendrës Shëndetësore të Palasës, ku morën ndihmën e parë mjekësore, raporton TopChannel.

