Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

GD
Gazeta Demos26 tetor 2025 në 13:55
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Java e ardhshme do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët, me mundësi që vende-vende të ketë riga lokale shiu, veçanërisht ditën e hënë.

Duke filluar nga dita e martë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar stabilizim gradual të kushteve atmosferike dhe rritje të ndjeshme të temperaturave ditore, kryesisht atyre të mesditës, të cilat do të afrohen me vlerat mesatare për mëngjeset e para të javës, ndërsa gjatë fundjavës pritet një rritje termike e temperaturave maksimale.

Këto ndryshime meteorologjike do të kenë efekt pozitiv në aspektin agrometeorologjik. Reshjet e fundit, të shoqëruara me ngopje të tokës me lagështi, do të kontribuojnë në rimbushjen e rezervave ujore në shtresat e sipërme të tokës, çka është mjaft e rëndësishme për fidanët e mbjelljeve të vjeshtës dhe përgatitjen e tokës për mbjelljet e pranverës së hershme,

Pas reshjeve, rritja e temperaturave dhe rrezatimi diellor do të krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e proceseve fiziologjike të bimëve, përfshirë rritjen e sistemit rrënjor dhe akumulimin e lëndëve ushqyese.

Në përgjithësi, kushtet agrometeorologjike parashikohen të jenë të favorshme për aktivitetet bujqësore, si punimet e tokës, krasitjet, plehërimet bazë dhe kontrollin fitosanitar. Kombinimi i lagështisë së tokës dhe temperaturave të buta do të ndikojë pozitivisht në ruajtjen e gjendjes së mirë të kulturave bujqësore dhe nxitjen e rigjenerimit të kullotave natyrore.

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:

E hënë

Moti kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale: 5-8 °C. Temperaturat maksimale: 10-13°C. Era: Kryesisht nga veriperëndimi e lehte deri mesatare.

E martë

Moti i vranët dhe me interval me diell. Temperaturat minimale: 2-4C. Temperaturat maksimale: 10-13°C. Era: nga veriperëndimi, 1–m/s

E mërkurë

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale: 0-2 °C. Temperaturat maksimale: 13-16°C. Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

E enjte

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale: -1-2°C. Temperaturat maksimale: 15-18°C. Era: nga juglindja, 1-3 m/s

E premte

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale: 2-5°C. Temperaturat maksimale: 16-19°C. Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

Më shumë nga Lajme

  • 11:37Ramadani: Kurti po refuzon të zbatojë rezultatin e zgjedhjeve, keqpërdorimi i pushtetit po ia zë frymën Kosovës
  • 11:25Sot i jepet lamtumira e fundit Arianit Çetaj, djalit të rapsodit të njohur Hasan Çetaj
  • 11:21Familja gjakovare dorëzon në polici zarfin e humbur me 3 mijë e 800 euro
  • 11:01Thirrja e fundit e GLPS: Konstituone Kuvendin, Kushtetua është e qartë!
  • 10:59Tërmeti në Japoni, momenti kur kirurgët mbrojnë pacientin me trupat e tyre gjatë operacionit