Kryesisht mot me diell dhe kthjellime po parashihet ditën e premtë në vend. Orëve të hershme të mëngjesit, ultësirave sërish priten kushte për mjegull e mjegullinë, që deri nga mesdita pritet të largohet.
Megjithëse në pjesë të Dukagjinit mund të mbetet më gjatë. Temperaturat minimale zbresin deri në 0C e 3C, e ato maksimale shënojnë rritje deri në 14C e 16C. Në pjesë ku mund të mbetet më gjatë mjegulla, temperaturat mund të mos rriten mbi 10C. Vazhdojnë të dominojnë qetësitë, e pasdite frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s.
Kryesisht me diell do të jetë edhe përgjatë fundjave, ku orëve të mëngjesit ultësirave mbeten gjasat për formim të mjegullës, mirëpo që largohet deri nga mesdita.
