Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Parafillorët në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë nga 1 shtatori

GD
Gazeta Demos24 gusht 2026 në 16:20
Parafillorët në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë nga 1 shtatori

Fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë që nga 1 shtatori, duke kaluar nga dy në katër orë mësimore.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, përmes një postimi në Facebook.

“Nga 1 Shtatori, parafillorët e Prishtinës do të kenë orar më të gjatë e më të përshtatshëm, nga vetëm 2 orë mësim në 4 orë”, ka shkruar Elshani.

Sipas tij, zgjatja e orarit do t’u mundësojë fëmijëve më shumë kohë për mësim, lojë, aktivitete dhe shoqërim.

“Më shumë kohë për të mësuar, për të luajtur, për aktivitete dhe për t’u shoqëruar me shokët e shoqet e tyre”, ka deklaruar ai.

Elshani ka thënë se ndryshimi synon të jetë më i përshtatshëm edhe për prindërit, duke ua lehtësuar menaxhimin e orarit të punës dhe kujdesit për fëmijët.

“Në të njëjtën kohë, prindërit do të kenë një orar më të menaxhueshëm, që puna dhe kujdesi për fëmijët të mund të ecin më mirë bashkë”, ka shkruar drejtori i Arsimit.

Ai ka theksuar se Komuna po synon të zbatojë politika që, sipas tij, u shërbejnë fëmijëve dhe familjeve të Prishtinës.

“Rritja e fëmijës, puna dhe mirëqenia e familjes duhet të ecin në të njëjtin drejtim”, ka përfunduar Elshani.

kenëorarshtatori

Më shumë nga Lajme

  • 17:14Sveçla, Hoxha e Dugolli marrin pjesë në varrimin e policit nga Malisheva
  • 16:50Prokurorja paralajmëron ankesë pas lirimit të të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
  • 16:49E dhimbshme: Ky raportohet se është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit
  • 16:44Ndalohet një person pas vdekjes së punëtorit në Veternik
  • 16:20Rasti tragjik në Malishevë, ja çfarë pret familja e Jetlira Foniqit