Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Paneli i Gjykatës së Apelit merr vendim për kërkesën e Mbrojtjes së ish-krerëve në Hagë

GD
Gazeta Demos30 shtator 2026 në 11:07
Paneli i Gjykatës së Apelit merr vendim për kërkesën e Mbrojtjes së ish-krerëve në Hagë

Më 29 shtator, Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes për zgjatjen e afatit për dorëzimin e njoftimeve për apel kundër Aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Paneli miratoi të njëjtën zgjatje afati edhe për ZPS-në dhe kishte caktuar datën 27 nëntor për dorëzimin e njoftimeve për apel nga ekipet e Mbrojtjes dhe nga ZPS-ja.

Në një vendim tjetër të lëshuar sot, Paneli i Apelit miratoi modalitetet për pjesëmarrjen e viktimave në procesin e apelit, në të cilin vendosi që të zbatohet një praktikë e ngjashme me atë që u zbatua gjatë gjykimit në shkallë të parë, me përshtatjet e nevojshme.

Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara ka përcaktuar mënyrën se si viktimat pjesëmarrëse do të mund të marrin pjesë në procedurat e apelit, duke theksuar se pjesëmarrja e tyre duhet të jetë në përputhje me Ligjin dhe Rregulloren, të kufizohet në çështjet që prekin interesat e tyre personale dhe të mos cenojë të drejtat e të akuzuarit, në rastin Thaçi dhe të tjerët.

Sipas vendimit, pjesëmarrja e viktimave në procedurat e apelit lejohet pavarësisht nëse Mbrojtësi i Viktimave paraqet apo jo ankesë në bazë të nenit 46(9) të Ligjit.

Sipas njoftimit të DhSK-së, Paneli ka vlerësuar se, duke pasur parasysh mënyrën se si viktimat kanë marrë pjesë gjatë gjykimit dhe nevojën për koherencë procedurale, është në interes të drejtësisë që një regjim i ngjashëm të zbatohet edhe në fazën e apelit, me përshtatjet e nevojshme.

Megjithatë, të drejtat e viktimave në këtë fazë do të kufizohen vetëm në çështjet që janë para Panelit të Apelit dhe që lidhen me bazat e ankesave të paraqitura.

Cilat janë interesat dhe të drejtat e viktimave?

Paneli rikujton se, sipas nenit 22 të Ligjit, interesat dhe të drejtat personale të viktimave pjesëmarrëse përfshijnë njoftimin, njohjen e statusit dhe të drejtën për reparacion.

Po ashtu, në bazë të nenit 23 të Ligjit, pjesë e këtyre të drejtave është edhe mbrojtja e sigurisë, mirëqenies fizike dhe psikologjike, dinjitetit dhe privatësisë së viktimave.

Paneli ka theksuar se viktimat nuk mund të marrin pjesë drejtpërdrejt në procedurat e apelit dhe se ato mund të përfaqësohen vetëm përmes Mbrojtësit të Viktimave.

Mbrojtësi i Viktimave do të ketë qasje në dosjen e çështjes

Sipas vendimit, Mbrojtësi i Viktimave do të vazhdojë të ketë qasje në të gjithë dosjen e çështjes, përfshirë materialet publike, konfidenciale dhe rreptësisht konfidenciale, si dhe transkriptet dhe materialet provuese.

Bazuar në njoftim, përjashtim bëjnë materialet që janë të klasifikuara si komunikime ose procedura ex parte të Mbrojtësit të Viktimave.

Mbrojtësi i Viktimave do të njoftohet gjithashtu për materialet e zbuluara ose të shpërndara në dosje dhe do të vazhdojë t’i informojë viktimat pjesëmarrëse për zhvillimet relevante të çështjes, duke respektuar kufizimet që lidhen me informacionet jo publike.

Prani në të gjitha seancat e apelit

Paneli ka vendosur që Mbrojtësi i Viktimave të njoftohet dhe të jetë i pranishëm në të gjitha seancat e apelit, qofshin ato publike, private apo të mbyllura.

Përjashtim bëjnë seancat ex parte të Mbrojtësit të Viktimave.

Gjithashtu, Mbrojtësi i Viktimave mund t’i kërkojë Panelit mbajtjen e një seance ex parte për të adresuar çështje të caktuara.

Mund të paraqiten parashtresa pa leje paraprake

Paneli ka përcaktuar se, brenda kufijve të nenit 22(6) të Ligjit dhe Rregullës 114(4), Mbrojtësi i Viktimave mund të paraqesë, pa kërkuar paraprakisht leje nga Paneli, parashtresa me shkrim dhe me gojë për çështje juridike ose faktike.

Ai mund të paraqesë gjithashtu përgjigje dhe kundërpërgjigje ndaj parashtresave të bëra para Panelit, përfshirë edhe ankesat dhe parashtresat e tjera të palëve.

Megjithatë, Paneli ka paralajmëruar se në çdo parashtresë duhet të shpjegohet qartë lidhja e saj me interesat personale të viktimave pjesëmarrëse.

Nëse kjo lidhje nuk dëshmohet në mënyrë të mjaftueshme, parashtresa mund të hidhet poshtë në mënyrë të përmbledhur.

Mbrojtësi i Viktimave duhet të respektojë edhe afatet, kufizimet e numrit të fjalëve dhe kërkesat e tjera formale të përcaktuara në Rregullore dhe në Udhëzimin Praktik për Dosjet dhe Parashtrimet.

aneli ka bërë të ditur se vendimi nuk përcakton të gjitha situatat që mund të paraqiten gjatë procedurave të apelit. Nëse lind nevoja për rregulla apo udhëzime shtesë, Paneli mund t’i përcaktojë ato më vonë, me kërkesë të palëve ose pjesëmarrësve në procedurë, apo me iniciativën e vet.


apelitpaneligjykatës

Të ngjashme

Pas vendimit të Gjykatës, reagon Jozi

Pas vendimit të Gjykatës, reagon Jozi

16:06

Më shumë nga Lajme

  • 12:10LDK në Ferizaj nuk e voton deklaratën kundër vendimit të Hagës, e lëshon sallën
  • 12:02Tahiri – deputetëve të VV-së: Thoni Gërvalles që ta sjell ligjin për Specialen se jemi blloku
  • 12:01PDK-ja lëshoi mbledhjet e komisioneve, Deliu-Kodra: Ligji për Specialen duhet të jetë prioritet mbi prioritetet
  • 11:43Debat në Komisionin për Legjislacion, PDK largohet për shkak të Projektligjit për Specialen
  • 11:40Williamson: Autoritetet në Kosovë s’bënë ndonjë përpjekje për të krijuar pritshmëri që Thaçi e të tjerët mund edhe të mos liroheshin