Sot, nga organizimi i Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, u mbajtë protestë ku mijëra qytetarë shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Në këtë protestë, përveç qytetarëve u panë politikanë të vendit, figura publike, si dhe fmiljarë të ish-krerëve që ndodhen në Hagë.
Në mesin e këtyre, i pranishëm ishte edhe vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, Idriz Thaçi.
Teksa po mbahej një fjalim i një prej organizuesëve të protestës, Thaçi u pa mjaftë i emocionuar.





