Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Konjufca pret ambasadorin e ri të Belgjikës, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

GD
Gazeta Demos18 shtator 2026 në 16:35
Konjufca pret ambasadorin e ri të Belgjikës, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Konjufca e ka uruar ambasadorin Dusaucy për fillimin e mandatit, duke i dëshiruar sukses në ushtrimin e detyrës së tij diplomatike.

Gjatë takimit është vlerësuar gjendja e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, si dhe mbështetja e vazhdueshme e Belgjikës ndaj Kosovës.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën politike dhe ekonomike.

Konjufca dhe ambasadori belg kanë diskutuar gjithashtu për proceset e integrimit të Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike, si dhe për mundësitë e avancimit të mëtejshëm në këto procese.

konjufcabelgjikësambasadorin

Më shumë nga Lajme

  • 17:38Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Christopher Hill: Nuk e besoj se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme
  • 17:05​BE-ja i përgjigjet Kurtit dhe Ramës për Specialen: Ajo jep drejtësi të paanshme
  • 17:03Ambasada e SHBA paralajmëron për të dytën herë brenda ditës shtetasit e saj për protestat: Evitoni turmat, mund të eskalojnë shpejt
  • 16:53Pamje emocionuese: Vëllai i Hashim Thaçit s'mundi ta mbajë mërzinë në protestën ku kërkohej drejtësi për ish-krerët në Hagë
  • 16:33ZKM konfirmon udhëtimin e Kurtit për në Asamblenë e OKB-së: Do të takojë liderë botërorë