Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Pal Lekaj: “Kjo Qeveri është anti-UÇK”

GD
Gazeta Demos22 shtator 2026 në 18:25
Pal Lekaj: “Kjo Qeveri është anti-UÇK”

Pal Lekaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për, siç thotë ai, mungesë të veprimeve konkrete institucionale pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Lekaj ka kërkuar mobilizim politik, juridik dhe diplomatik, duke përmendur Kuvendin, Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet përgjegjëse për mbështetjen juridike e institucionale.

Postimi:

KJO QEVERI ËSHTË ANTI-UÇK!

Ka kaluar tashmë një javë nga aktgjykimi ndaj krerëve të UÇK-së.

Një javë. Shtatë ditë.

Dhe çfarë kemi parë nga Qeveria e Kosovës përtej deklaratave politike?

Ku janë veprimet konkrete institucionale?

Në një prej momenteve më të rënda për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, institucionet tona do të duhej të ishin në mobilizim të plotë politik, juridik dhe diplomatik.

Deri më sot do të duhej të kishim parë:

1. KUVENDIN E KOSOVËS duke debatuar urgjentisht dhe duke miratuar një rezolutë të qartë politike lidhur me aktgjykimin dhe mbështetjen institucionale për ish-krerët e UÇK-së.

2. INSTITUCIONET KOMPETENTE duke shqyrtuar menjëherë të gjitha mundësitë kushtetuese dhe ligjore në lidhje me kuadrin juridik të Dhomave të Specializuara.

3. QEVERINË E KOSOVËS duke krijuar një mekanizëm të posaçëm institucional për koordinimin e mbështetjes juridike dhe institucionale për të dënuarit dhe familjet e tyre, brenda kompetencave dhe ligjit.

4. MINISTRINË E DREJTËSISË duke dalë para qytetarëve me një qëndrim të qartë institucional dhe me plan konkret për mbështetjen që mund të ofrohet sipas ligjit.

5. INSTITUCIONET PËRGJEGJËSE PËR BUXHETIN duke garantuar se mbështetja juridike e lejuar me ligj nuk do të pengohet për shkak të mungesës së mjeteve.

6. INSTITUCIONET PËRGJEGJËSE PËR VLERAT E LUFTËS duke krijuar një mekanizëm të përbashkët me veteranët, familjet e dëshmorëve dhe familjet e të dënuarve, në mënyrë që askush të mos ndihet i braktisur nga shteti i Kosovës.

7. DIPLOMACIA E KOSOVËS duke shfrytëzuar të gjitha hapësirat diplomatike për të paraqitur qëndrimin institucional të Kosovës dhe për të mbrojtur dinjitetin e luftës sonë çlirimtare, duke respektuar njëkohësisht pavarësinë e procesit gjyqësor.

Por ku janë këto veprime?

Ku është Qeveria?

Ku është mobilizimi institucional?

Ku është diplomacia?

Kur duhej veprim, kemi parë kryesisht deklarata.

Kur duhej mobilizim institucional, kemi parë mungesë të veprimeve konkrete.

Shteti i Kosovës nuk mund të sillet si spektator kur njerëzit që udhëhoqën luftën për lirinë e Kosovës përballen me një prej proceseve më të rëndësishme të jetës së tyre.

Për ne, kjo nuk është më vetëm neglizhencë politike.

ËSHTË NJË QASJE ANTI-UÇK!

lekajkosovësinstitucionale

Të ngjashme

Sveçla mirëpret procesin e gradimit për Rreshter në Policinë e Kosovës, inkurajon gratë të aplikojnë

Sveçla mirëpret procesin e gradimit për Rreshter në Policinë e Kosovës, inkurajon gratë të aplikojnë

21:22
Xhemaili i Aleancës: Kush i la udhëheqësit e Beogradit në territorin e Kosovës

Xhemaili i Aleancës: Kush i la udhëheqësit e Beogradit në territorin e Kosovës

20:37
Kurti shkruan për takimet në Paris, para nisjes së Forumit të Paqes: Me miq dhe përkrahës të Kosovës

Kurti shkruan për takimet në Paris, para nisjes së Forumit të Paqes: Me miq dhe përkrahës të Kosovës

18:41
Presidenti gjerman i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Presidenti gjerman i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

16:44

Më shumë nga Lajme

  • 21:04Pas anulimit të konkursit të vitit 2024, Policia hap konkurs të ri për 430 rreshterë
  • 20:57Fundviti po afron e për Kosovën asnjë njohje të re në 2026
  • 20:51Daut Haradinaj pas vizitës së ‘Lista Studenti’ në Pejë e Deçan: Kush ua dha lejen?
  • 20:37Suhareka ndan 63 lopë për fermerët, vitin e ardhshëm planifikohen mbi 100 tjera
  • 20:24Kurti në Paris diskuton edhe për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, Franca i ofron ekspertizën dhe përvojën për organizimin e tyre