Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pagesa për hyrjen në Prishtinë, Rama: Nëse qeveria zhbllokon fondet e BERZH-it, s’ka tarifa

GD
Gazeta Demos3 qershor 2026 në 11:43
Pagesa për hyrjen në Prishtinë, Rama: Nëse qeveria zhbllokon fondet e BERZH-it, s’ka tarifa

Përparim Rama është deklaruar në lidhje me vendosjen e tarifës së Unazës së Kryeqytetit për automjetet që nuk janë të regjistruara në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se kjo është një ide për diskutim publik dhe jo një vendim i marrë, derisa theksoi se “nëse qeveria i zhbllokon fondet e BERZH-it për ndërtimin e unazës së kryeqytetit, nuk do të ketë tarifë për askënd”.

“Ditëve të fundit është diskutuar një propozim që ka nxitur debat publik: vendosja e tarifës së Unazës së Kryeqytetit për automjetet që nuk janë të regjistruara në Komunën e Prishtinës dhe që hyjnë në kryeqytet. Para së gjithash, dua të jem shumë i qartë: kjo është një ide për diskutim publik dhe jo një vendim i marrë! Është propozuar që tarifa të jetë 1 ose 2 euro për automjetet që nuk janë të regjistruara në Komunën e Prishtinës, ndërsa deri në 10 euro për kamionët e mëdhenj që hyjnë në qendër të Prishtinës”, tha Rama, njofton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, ai thotë se fjalën e fundit e kanë qytetarët e Prishtinës që janë plotësisht të lirë të japin idetë, sugjerimet dhe alternativat e tyre në debatin publik.

“Arsyeja pse po e shqyrtojmë këtë mundësi është e thjeshtë: Prishtina ka nevojë urgjente për investime të mëdha infrastrukturore, veçanërisht për ndërtimin e Unazës së Kryeqytetit, një projekt që do të zvogëlonte kolonat, do të lehtësonte qarkullimin, do të reduktonte ndotjen dhe do të përmirësonte cilësinë e jetës për të gjithë. Po e ritheksoj se kjo nuk është një tarifë e planifikuar apo e vendosur. Po diskutohet si alternativë në rast se fondet e BERZH-it vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga kjo qeveri”.

Po ashtu, Rama thekson se paketa financiare për ndërtimin e Unazës së Kryeqytetit arrinte vlerën prej rreth 206 milionë eurosh. Siç thotë ai, këto fonde u bllokuan dhe vazhdojnë të mbahen të bllokuara.

“Fatkeqësisht, ne jemi të detyruar të shqyrtojë alternativa financimi si rezultat i bllokimit të vazhdueshëm të fondeve nga qeveria aktuale. Dua të bëj një sqarim për një fakt shumë të rëndësishëm sa i përket fillesës së gjithë kësaj çështjeje. Paketa financiare për ndërtimin e Unazës së Kryeqytetit arrinte vlerën prej rreth 206 milionë eurosh. Nga kjo shumë, deri në 40% ishin grant, pra para që nuk do të duhej të ktheheshin kurrë nga qytetarët. Ishin fonde falas, të siguruara për zhvillimin e Prishtinës dhe për realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në historinë e qytetit”, ka shkruar kryetari i Prishtinës.

përparim rama

Më shumë nga Lajme

  • 23:52Shkoi jashtë vendit për t’u trajtuar, vdes veterani i UÇK-së, Musli Krasniqi
  • 23:38Lajmërohet nga arratia Vezir Haziraj, i dyshuari për plagosjen në Istog: E bëra për vetëmbrojtje
  • 23:20Albin Kurti shkon në Gjakovën e Gjinit, kjo është arsyeja
  • 23:10Ramadani i përgjigjet Zelenskyt pas deklaratës për Kosovën: Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare
  • 23:00Kurti merr mbështetje të fuqishme nga Rasimi i TikTok-ut