Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Paga e 13-të vetëm për sektorin publik, reagon Azemi: Vendim diskriminues ndaj sektorit privat

GD
Gazeta Demos1 prill 2026 në 16:26
Paga e 13-të vetëm për sektorin publik, reagon Azemi: Vendim diskriminues ndaj sektorit privat

Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për ndarjen e pagës së 13-të për të gjithë shërbyesit civilë të sektorit publik. Ky hap është paraqitur si një masë mbështetëse për administratën shtetërore, por përjashtimi i sektorit privat nga ky vendim ka nxitur reagime të menjëhershme në vend.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe diskriminues ndaj punëtorëve të sektorit privat.

Sipas tij, buxheti i Kosovës nuk është vetëm i sektorit publik, por financohet nga të gjithë qytetarët, përfshirë edhe ata që punojnë në sektorin privat.

Qeveria miraton pagën e 13-të për sektorin publik

“E kemi konsideruar dhe jemi shumë të bindur që është një vendim diskriminues për punëtorët e sektorit privat të Kosovës, duke u nisur nga fakti që Buxheti i Kosovës është buxhet i përbashkët, ku kontribuojnë edhe punëtorët e sektorit publik, edhe ata të sektorit privat”, ka deklaruar Azemi.

Ai theksoi se, për nga numri, punëtorët e sektorit privat përbëjnë pjesën më të madhe të kontribuuesve në buxhet, me mbi 250 mijë të punësuar, krahasuar me rreth 80 mijë në sektorin publik.

Sipas tij, ky realitet duhet të reflektohet edhe në politikat shpërndarëse të shtetit.

Azemi ka ngritur shqetësimin se punëtorët e sektorit privat përballen me kushte më të vështira pune, paga më të ulëta dhe mungesë të mbrojtjes institucionale.

“Ne jemi punëtorë që prodhojmë dhe e mbajmë ekonominë në këmbë, ndërkohë që përballemi me presion më të madh dhe siguri më të ulët në punë”, ka theksuar ai.

Sindikata gjithashtu ka rikujtuar se pakënaqësitë ndaj politikave qeveritare nuk janë të reja.

Paga e 13-të për sektorin publik e diskriminon atë privat, ekspertët: Në këtë kohë krize e inflacioni të gjithë qytetarët kanë nevojë për ndihmë

Sipas Azemit, që nga periudha e pandemisë Covid-19 janë ngritur vazhdimisht shqetësime për trajtim të pabarabartë, ndërsa aktualisht janë rreth 900 padi në gjykatë lidhur me veprimet e qeverisë ndaj punëtorëve të sektorit privat.

“Shumica e vendimeve gjyqësore deri më tani kanë qenë në favorin tonë, përfshirë edhe kërkesat për kompensim gjatë pandemisë. Megjithatë, përtej rrugës ligjore nuk kemi alternativa të tjera”, ka shtuar ai.

Ai ka bërë të ditur se sindikata ka dërguar 27 kërkesa për takime me kryeministrin dhe ministrin e Financave, por pa marrë përgjigje.

Takimi i vetëm i zhvilluar, sipas tij, ka qenë me ministrin e Financave dhe nuk ka prodhuar rezultate konkrete.

Ndërkaq, Azemi ka apeluar për reflektim institucional dhe trajtim më të barabartë të të gjithë punëtorëve, duke theksuar se diskriminimi i vazhdueshëm ndaj sektorit privat rrezikon të thellojë edhe më shumë hendekun social dhe ekonomik në vend.

Edhe eksperti ekonomik, Safet Gërxhaliu në një pronocim për Telegrafin e ka cilësuar situatën aktuale në vend si të rënduar në disa dimensione.

Sipas tij, Kosova po përballet njëkohësisht me krizë ekonomike, sociale dhe politike, ndërsa vendimet e tilla, si paga e 13-të duhet të analizohen me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Po ashtu edhe kryetari i Dhomës së Tregtisë, Skender Krasniqi ka reaguar ndaj këtij vendimi, duke theksuar rolin kyç të sektorit privat në ekonominë e vendit.

Ai ka kujtuar se shumica e të hyrave buxhetore sigurohen pikërisht nga ky sektor

Jusuf Azemi

Më shumë nga Lajme

  • 10:03Kurti në SHBA takohet me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar: Shpreha shqetësimin për dënimet e rënda dhe të padrejta ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së
  • 09:57Takimi Kurti-Kallas, Behrami: Pas vendimit në Hagë, tash presioni do të jetë shumë i madh
  • 09:42Dyshohet se dhunuan dy femra, arrestohen dy persona në Kaçanik
  • 09:22Vali Corleone dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë për posedim të narkotikëve
  • 09:19“Drejtësi, jo politikë” – shqiptarët protestuan para OKB-së kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së