Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Paçarizi: Gjuha e përmbajtjeve me IA është më e moderuar se ajo e politikanëve

GD
Gazeta Demos18 maj 2026 në 21:51
Paçarizi: Gjuha e përmbajtjeve me IA është më e moderuar se ajo e politikanëve

Opinionisti Rrahman Paçarizi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar ndikimin e inteligjencës artificiale në komunikimin publik dhe gjuhën politike.

Paçarizi tha se, pavarësisht “çmendurisë” që sipas tij po e shoqëron zhvillimin e inteligjencës artificiale, ekziston edhe një aspekt pozitiv në mënyrën se si kjo teknologji prodhon përmbajtje.

Sipas tij, gjuha e përmbajtjeve të prodhuara me inteligjencë artificiale është shumë më e moderuar dhe më e përmbajtur sesa gjuha reale.

Sipas Paçarizit, inteligjenca artificiale mbështetet në modele më të arsimuara dhe më të strukturuara në komunikim, derisa kritikoi përfaqësuesit politikë që kërkojnë votën e qytetarëve, duke thënë se disa prej tyre kanë vështirësi edhe në shqiptimin e tingujve të caktuar.

“Por, në krejt këtë çmenduri të intelegjencës artificiale, është një diçka që mua po më duket pozitive, sepse gjuha e këtyre videove, e animacioneve të prodhuara me intelegjencë artificiale, është shumë më e moderuar, më e përmbajtur dhe më pak polarizuese, më pak e ndotur, më pak e kontaminuar sesa gjuha reale, sepse intelegjenca artificiale mbështetet në disa modele më të arsimuara, sesa përfaqësuesit të cilët kërkojnë votën e popullit e të cilët kanë edhe probleme reale edhe me identifikimin, shqiptimin e tingujve të caktuar dhe rrjedhimisht bëhen të dëmshëm, e të mos flasim për përmbajtjet që kanë telashe shumë serioze”, u shpreh ai.

rrahman paqarizi

Më shumë nga Lajme

  • 13:15Dramë në një shkollë në Mostar të BeH-së: Një nxënës aktivizon një bombë tymuese
  • 13:13Rasti i Arlindës, Haxhijaj sqaron veprimet e gjykatës: Nuk kam hapur procedurë disiplinore
  • 12:55Tenderi për gomat, Musliu pyet Sveçlën: Qysh do t’ia dalë Policia e Kosovës nëse pasnesër bie borë?
  • 12:53Sveçla flet për gomat e Policisë: Kemi rezerva për 73 për qind të veturave
  • 12:19Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?