Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

OVL-UÇK sot protestë para Kuvendit kundër ekspozitës “Masakrat 1998-1999”

GD
Gazeta Demos30 mars 2026 në 08:04
OVL-UÇK sot protestë para Kuvendit kundër ekspozitës “Masakrat 1998-1999”

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar protestë për sot në orën 13:00 para Kuvendit të Kosovës. Veteranët e konsiderojnë ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999” si të pasaktë dhe fyese.

Veteranët e kanë dënuar ekspozitën për masakrat e luftës së fundit në Kosovë, duke e konsideruar atë një përpjekje për të relativizuar krimet serbe dhe për të shtrembëruar historinë e luftës.

Gazmend Syla nga OVL-UÇK ka thënë se ekspozita është e mbushur me shpifje dhe e financuar me paratë e qytetarëve, duke theksuar se ajo përdhos të vërtetën e luftës dhe sakrificën e viktimave dhe dëshmorëve. Ai njoftoi gjithashtu se OVL-UÇK do të organizojë një protestë të hënën në ora 13:00 para Kuvendit të Kosovës.

“Përmes kësaj proteste ftojmë të gjithë qytetarët që kanë dinjitet, që e ndiejnë sakrificën dhe që nuk e pranojnë padrejtësinë, të na bashkohen. Kjo nuk është vetëm protesta jonë, por mbrojtje e historisë së luftës dhe nderim për martirët tanë ”, ka thënë ai.

Kurse Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë shprehur mbështetje për protestën e thirrur për sot nga OVL-UÇK, si shenjë pakënaqësie ndaj përmbajtjes së ekspozitës.

Sipas komunikatës së Partisë Demokratike, kjo protestë përfaqëson një reagim të drejtë qytetar dhe kombëtar, në mbrojtje të dinjitetit të viktimave, familjeve të tyre dhe vlerave të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës. Çdo përpjekje për të shtrembëruar faktet, për të relativizuar krimet apo për ta rishkruar historinë konsiderohet e papranueshme dhe duhet kundërshtuar me vendosmëri.

Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë në mbështetje të protestës, duke u shprehur kundër çdo përpjekjeje për shtrembërimin e së vërtetës së luftës çlirimtare.

Më shumë nga Lajme

  • 12:26Publikohet fotografia e nënës së Hashim Thaçit ditën kur e përcjelli djalin për në Hagë
  • 12:17Kurti në SHBA për Asamblenë e OKB-së, komuniteti shqiptaro-amerikan organizon pritje për të në Bronx më 19 shtator
  • 12:08Bedri Hamza për vdekjen e Flora Brovinës: Simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun
  • 12:08Lidhja e Bizneseve të Kosovës në Forumin Publik të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT)-së: Kosova drejt Integrimit në Ekonominë Globale
  • 11:59Haxhiu ngushëllon për vdekjen e Flora Brovinës: Kosova humbi gruan që ia kushtoi gjithë jetën njerëzve dhe vendit të vet