Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

OVL-UÇK reagon ndaj shkrimit propagandeus të ashtuquajturit gazetar Vudi Xhymshiti, e cilëson përpjekje për njollosjen e luftës çlirimtare

GD
Gazeta Demos5 shkurt 2026 në 19:29
OVL-UÇK reagon ndaj shkrimit propagandeus të ashtuquajturit gazetar Vudi Xhymshiti, e cilëson përpjekje për njollosjen e luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me një shkrim të publikuar nga Vudi Xhymshiti, i paraqitur si hulumtim gazetaresk.

Në reagimin e saj, OVL-UÇK vlerëson se çdo përpjekje për ta paraqitur luftën çlirimtare të UÇK-së si të papastër apo të motivuar nga interesa personale është e papranueshme dhe e rrezikshme, pasi sipas tyre cenon të vërtetën historike dhe sakrificën e luftëtarëve që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.

Organizata thekson se pretendime të tilla, të cilat sipas saj mbështeten në spekulime dhe jo në fakte të verifikuara, nuk i shërbejnë shoqërisë kosovare, por vetëm narrativave që synojnë njollosjen e historisë së UÇK-së.

Reagimi i OVL-UÇK lidhet me shkrimin e titulluar “Skema e vrasjeve politike të Hashim Thaçit”, për të cilin organizata vlerëson se është propagandues dhe i dëmshëm.

Xhymshiti njihet si mbështetës i madhë dhe propagandeus i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të saj, Albin Kurti.

Postimi i plotë:

OVL UÇK shpreh shqetësim të thellë ndaj shkrimit të gazetarit Vudi Xhymshiti, i paraqitur si hulumtim. Çdo përpjekje për ta paraqitur luftën çlirimtare si të papastër apo të motivuar nga interesa personale, në dëm të së vërtetës historike dhe sakrificës së luftëtarëve që dhanë gjithçka për liri, është e papranueshme dhe e rrezikshme. Pretendime të tilla, të mbështetura në spekulime e jo në fakte, nuk i shërbejnë shoqërisë sonë, por vetëm narrativave që synojnë njollosjen e historisë së lavdishme të UÇK-së.

OVL UCK

Më shumë nga Lajme

  • 09:42Dyshohet se dhunuan dy femra, arrestohen dy persona në Kaçanik
  • 09:22Vali Corleone dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë për posedim të narkotikëve
  • 09:19“Drejtësi, jo politikë” – shqiptarët protestuan para OKB-së kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
  • 09:18Afati kushtetues po afron: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa President pas 4 tetorit?
  • 09:15Osmani takohet me Presidentin Clinton në SHBA