Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

OVL-UÇK reagon ndaj fotografisë së Dimal Bashës: Përdhosi Deklaratën e Pavarësisë

GD
Gazeta Demos8 maj 2026 në 22:33
OVL-UÇK reagon ndaj fotografisë së Dimal Bashës: Përdhosi Deklaratën e Pavarësisë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas publikimit të një fotografie ku shihet ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, e në të cilën në prapavijë shihet Deklarata e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e vendosur në dysheme, pas divanit.

Në reagimin e saj në Facebook, OVL-UÇK e ka cilësuar fotografinë si “rrëfim politik”, duke thënë se dokumenti i shtetësisë së Kosovës është përdhosur.

“Fotografia nga zyra e Dimal Bashës është rrëfim politik. Deklarata e Pavarësisë, e vulosur me sakrificë, gjak, burgime, mërgim dhe luftë, përdhoset nga ministri i Qeverisë Kurti. Basha nuk ka bërë thjesht një gabim protokollar. Ka shpërfaqur një vazhdimësi”, shkroi OVL-UÇK.

Në reagim përmendet edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe Lëvizja Vetëvendosje, për të cilët OVL e UÇK-së thotë se kanë normalizuar armiqësinë ndaj themeleve të Republikës.

“Një njeri që dikur u vinte firmën shkrimeve që shpifnin kundër UÇK-së duke e quajtur kriminale, nuk mund të fshihet sot pas pakujdesisë kur simboli i shtetësisë së Kosovës nëpërkëmbet nën autoritetin e tij. I njëjti përçmim, veçse i inskenuar brenda institucioneve që ekzistojnë falë atyre që ai ka fyer. Albin Kurti dhe LVV-ja nuk mund t’i lajnë duart nga kjo. Lartësuan figura të tilla dhe normalizuan armiqësinë ndaj themeleve të Republikës, duke e kthyer pushtetin institucional në strehë për ata që nuk u pajtuan kurrë me pavarësinë e Kosovës. Arroganca e tyre ndaj Luftës Çlirimtare është kthyer në arrogancë ndaj vetë shtetit”, shkroi Organizata e Veteranëve të Luftës.

Organizata ka kërkuar po ashtu që Prokuroria e Shtetit të nisë hetime lidhur me rastin, ndërsa ka kërkuar sqarime nga Basha për mënyrën e trajtimit të dokumenteve me vlerë shtetërore.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke e dënuar këtë akt të poshtër, i kujton Qeverisë se pavarësia e Kosovës nuk është dekor. UÇK-ja nuk është material shpifjesh për oportunistët politikë që ndërtuan karrierë mbi varret e atyre që vetë i dënuan. Prokuroria e Shtetit duhet të nis hetimet. Basha duhet të sqarojë se në llogari të kujt i përdhos dokumentet me vlerë të posaçme shtetërore, e Kurti duhet të përgjigjet për kulturën antishtetërore që ka instaluar qëllimisht në qeveri”, shkroi OVL-UÇK.

Më shumë nga Lajme

  • 23:5513-vjeçari pësoi 20 goditje në tru pas një aksidenti në trampolinë, mjekët e shpëtuan
  • 23:14Vdes ish-futbollisti shqiptar
  • 23:06Detaje nga ngjarja makabre në Greqi, djali fshehu trupin e të atit të vdekur për më shumë se dy vite në frigorifer
  • 23:04Zelensky: Ukraina ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në BE
  • 23:02Behrami i bindur se Kurti i gatshëm ta dërgojë vendin pafundësisht në zgjedhje: Vetëm qytetarët mund ta ndalin përmbysjen e shtetit