Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

OVL-UÇK denoncon keqpërdorimin e stemës së UÇK-së në protestat në Shqipëri

GD
Gazeta Demos9 qershor 2026 në 22:48
OVL-UÇK denoncon keqpërdorimin e stemës së UÇK-së në protestat në Shqipëri

Shfaqja e flamurit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë protestave që po zhvillohen në Shqipëri kundër projektit amerikan në Zvërnec ka nxitur reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK).

Organizata ka bërë të qartë se nuk ka asnjë lidhje me individët që janë shfaqur në këto protesta duke pretenduar se flasin në emër të veteranëve.

“Ky pretendim është i rremë. Nuk kemi dhënë asnjë mandat që dikush të flasë në emër tonë, pasi që ne e kemi përfaqësinë tonë në Tiranë. Nuk pati asnjë bashkërendim dhe nuk u përfaqësua asnjë qëndrim i joni”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Në reagim theksohet gjithashtu se simbolet e UÇK-së nuk mund të përdoren për qëllime politike.

“Stema e UÇK-së nuk është dekor politik. Është simboli i një lufte të drejtë çlirimtare të paguar me gjak, i mbajtur nga gra e burra që dhanë gjithçka për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës. Kërkojmë që emri dhe simbolet e UÇK-së të trajtohen me integritet dhe qoftë hera e fundit që ato keqpërdoren”, thuhet më tej në reagim

Më shumë nga Lajme

  • 09:42Dyshohet se dhunuan dy femra, arrestohen dy persona në Kaçanik
  • 09:22Vali Corleone dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë për posedim të narkotikëve
  • 09:19“Drejtësi, jo politikë” – shqiptarët protestuan para OKB-së kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
  • 09:18Afati kushtetues po afron: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa President pas 4 tetorit?
  • 09:15Osmani takohet me Presidentin Clinton në SHBA