Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

OVL e UÇK’së: E papranueshme dhe fyese që kategoritë e dala nga lufta nuk u ftuan në Kuvend për seancën e Epopesë

GD
Gazeta Demos5 mars 2026 në 14:00
OVL e UÇK’së: E papranueshme dhe fyese që kategoritë e dala nga lufta nuk u ftuan në Kuvend për seancën e Epopesë

OVL e UÇK-së përmes një reagimi kanë thënë se është e papranueshme dhe fyese që në seancën solemne për Epopenë e UÇK-së të mos ftohen në Kuvendin e Kosovës përfaqësuesit e kategorive të dala nga lufta.

“Është paradoksale që të flitet për lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës brenda sallës së Kuvendit, ndërsa jashtë saj të lihen pikërisht njerëzit që e krijuan atë histori me gjakun dhe sakrificën e tyre”, thuhet në reagim.

Postimi I plotë:

Është e papranueshme dhe thellësisht fyese që në një seancë solemne të Kuvendi i Republikës së Kosovës kushtuar Epopesë së UÇK-së, të mos ftohen fare përfaqësuesit e kategorive të dala nga lufta.

Pikërisht ata burra e gra që me pushkë në dorë ngritën dhe mbrojtën idealin e lirisë, ata që sakrifikuan gjithçka për këtë shtet, sot u lanë jashtë një ceremonie që i kushtohet historisë dhe sakrificës së tyre. Kjo nuk është vetëm një neglizhencë institucionale, por një shpërfillje e drejtpërdrejtë ndaj luftëtarëve, familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe gjithë atyre që bartën mbi supe barrën e luftës për liri.

Është paradoksale që të flitet për lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës brenda sallës së Kuvendit, ndërsa jashtë saj të lihen pikërisht njerëzit që e krijuan atë histori me gjakun dhe sakrificën e tyre.

Kategoritë e dala nga lufta nuk kërkojnë privilegje, por respektin institucional që u takon. Historia e luftës çlirimtare nuk mund të kujtohet duke përjashtuar ata që e bënë atë histori.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FOVLzyrtare%2Fposts%2Fpfbid0KpJP6waQNvtcyk6VWsaiXjTH9pPnLvcj6sovh4sXBXHwW2tLkQsfTsxfMAYH9s4rl&show_text=true&width=500

Read more

Më shumë nga Lajme

  • 23:57Taulant Balla i bashkohet thirrjes për protestën e nesërme në Prishtinë
  • 23:30Protestuesit nisen për te selia e EULEX-it, Policia bllokon rrugën
  • 23:12Grenell: Kosova s’ka nevojë që vendimet t’i marrë një gjykatë në Holandë, duhet të vendosë vetë
  • 22:59Parashikimi i motit për të premten, 18.09.2026
  • 22:48Armend Mehaj kërkon bashkim Kosovë–Shqipëri: Nuk është koha për deklarata, por për veprim të përbashkët