Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli kanë qëndruar sot në Komunën e Istogut, ku kanë zhvilluar takime me përfaqësues të disa kategorive në këtë komunë, me ç’rast kanë kanë prezantuar aktivitetet në kuadër të platformës.
Ata kanë marrë mbështetje nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Istog, Shoqatës së veteranëve e invalidëve, dhe Shoqatës së familjeve të dëshmorëve për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të vlerave të luftës çlirimtare.
Përkrahje morën edhe nga pensionistët, mësimdhënësit e fermerët.

