Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

OVL e UÇK-së për ligjeratën e Speciales: Po bëjnë “kontroll dëmi” për imazhin e tyre

GD
Gazeta Demos22 janar 2026 në 18:14
OVL e UÇK-së për ligjeratën e Speciales: Po bëjnë “kontroll dëmi” për imazhin e tyre

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka reaguar ashpër ndaj asaj që e cilëson si përpjekje të Dhomave të Specializuara për menaxhim të imazhit të tyre publik, duke e quajtur këtë veprim jo ligjëratë të rastësishme, por “kontroll të dëmit” pas shkeljeve të rënda dhe të njëpasnjëshme ndaj të drejtave të të akuzuarve dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Sipas OVL-së, në vend që të angazhohet në fushata propagandistike dhe përmirësim artificial të imazhit, Gjykata Speciale duhet të përqendrohet në rikthimin e besueshmërisë së saj përmes respektimit të Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe standardeve ndërkombëtare të drejtësisë.

“Kjo që po shohim nuk është ligjëratë e rastësishme, por përpjekje e qartë e Dhomave të Specializuara për “kontroll të dëmit” ndaj imazhit të tyre të rënduar, pas shkeljeve të njëpasnjëshme që i kanë bërë ndaj të drejtave themelore të të akuzuarve dhe ndaj vetë rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Në vend që të merret me fushata propagandistike dhe menaxhim të imazhit publik, Gjykata Speciale duhet ta përmirësojë besueshmërinë e saj duke respektuar Kushtetutën, ligjet e Republikës së Kosovës dhe standardet ndërkombëtare të drejtësisë.Këto skena na përkujtojnë se, në mënyrë të ngjashme, dikur kanë vepruar edhe organet e pushtetit në ish-Jugosllavi, përkatësisht Lidhja Komuniste dhe Lidhja Socialiste, të cilat pas demonstratave të lëvizjes studentore të vitit 1981 organizonin mbledhje nëpër fshatra dhe kolektive pune, me qëllim të dënimit të organizatorëve të këtyre demonstratave dhe të përgatitjes politike e psikologjike të popullit për t’i pranuar si të mirëqena dënimet drakonike që pushteti i atëhershëm po përgatitej t’ia shqiptonte rinisë shqiptare shqiptare.

Kjo qasje e njohur e propagandës dhe presionit institucional nuk i shërben drejtësisë, por imponimit të një narrative të parapërgatitur.Shkeljet kryesore që e kanë dëmtuar rëndë besueshmërinë e Gjykatës Speciale janë:1. Shkelja e parimit të barazisë para ligjit, duke ndjekur penalisht vetëm një palë, luftën çlirimtare të UÇK-së, ndërkohë që krimet serbe mbeten të pandëshkuara.2. Mohimi i vazhdueshëm i lirimit të përkohshëm, edhe në rrethana humanitare, në kundërshtim me praktikën evropiane dhe parimin e proporcionalitetit.3. Zgjatja e pajustifikueshme e paraburgimit, pa vendime përfundimtare, duke e shndërruar paraburgimin në dënim paraprak.4. Cenimi i dinjitetit njerëzor të të paraburgosurve, përmes kushteve kufizuese dhe trajtimit që nuk i përgjigjet standardeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.5. Mungesa e transparencës dhe llogaridhënies publike, përfshirë refuzimin për të adresuar shqetësimet e institucioneve dhe organizatave të veteranëve.6. Ndërhyrje indirekte në sfera të ndjeshme shoqërore, si arsimi, pa autorizim institucional dhe pa debat publik, gjë që ngre dyshime serioze për ndikim dhe propagandë”, thuhet në reagim.

OVL UCK

Të ngjashme

OVL e UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, institucionalizim i mohimit të krimeve të luftës në Kosovë

OVL e UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, institucionalizim i mohimit të krimeve të luftës në Kosovë

18:32

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë