Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mbështetje për aktivitetet e degës së saj në Amerikë dhe të mërgatës, të cilat do të organizohen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Përmes një postimi, OVL e UÇK-së ka bërë të ditur se aktivitetet do të zhvillohen më 12 dhe 16 shtator, në një periudhë kur pritet edhe vendimi përfundimtar në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“OVL UÇK mbështet organizimin e aktiviteteve të Degës së saj në Amerikë dhe të mërgatës sonë, të cilat do të zhvillohen më 12 dhe 16 shtator, në mbështetje të çlirimtarëve tanë që po mbahen në Hagë, në këtë fazë të rëndësishme të procesit gjyqësor dhe në pritje të vendimit përfundimtar”, thuhet në reagimin e OVL-së.




