Presidentja Vjosa Osmani ka folur për ftesën që mori nga presidenti amerikan Donald Trump që Kosova të jetë anëtare e Bordit të Paqes.
Ajo tha se ndër arsyet pse Kosova u zgjodh nga SHBA që të jetë në këtë grup shtetesh anëtare është edhe përvoja e saj në shtetndërtim e në ndërtimin e paqes.
“SHBA ka përzgjedhur pikërisht Kosovën në mesin e disa shteteve që janë anëtare themeluese, duke pasë parasysh përvojën e Kosovës në shtetndërtim, në ndërtim të paqes, në ndërtim të aleancave, përvojë kjo që do të mund të ndihmojë në ndërtimin e paqes edhe në vendet e tjera të botës”, tha ajo para gazetarëve.
Osmani tha se beson se kjo organizatë do të jetë ndër më të suksesshmet në historinë moderne të botës.
