Osmani, në ditën që e la për t’i takuar kryetarët e partive nga komunitetet joshumicë, ka ftuar edhe partnerët e koalicionit të Vetëvendosjes.

Në mëngjes te Osmani ishte edhe kryetari i Guxo, Faton Peci.

Ndërkaq, takimet e djeshme të Osmanit me liderët partiakë të shumicës shqiptare nuk rezultuan të suksesshme, të paktën jo në tentativën e 41-të për konstituim të Kuvendit, e cila dështoi sot.