Ish-presidentja, Vjosa Osmani, ka deklaruar ashpër për ndërrimin e vendeve të fotografisë së ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklaratën e Pavarësisë nga Presidenca.
Ajo deklaroi se ato fotografitë janë vendosur përballë tualeteve e që sipas saj këto veprime nuk janë aspak dinjitoze.
Osmani ka përmendur edhe kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, duke thënë se ai ishte një kandidat i jashtëzakonshëm, i cili, sipas saj, nuk do ta zhvendoste as Deklaratën e Pavarësisë dhe as portretin e presidentit Ibrahim Rugova.



