Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani për hapjen e urës mbi Ibër: Hap historik drejt integrimit të plotë të territorit të Kosovës

GD
Gazeta Demos17 gusht 2026 në 11:05
Osmani për hapjen e urës mbi Ibër: Hap historik drejt integrimit të plotë të territorit të Kosovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjos Osmani, e ka mirëpritur hapjen e urës kryesore mbi kumin Ibër në Mitrovicë si dhe kalimin e përgjegjësive për sigurinë te Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Demos.

Përmes një shkrimi në Facebook, Osmani ka thënëse këto zhvillime janë të mirëseardhura dhe ndihmojnë në integrimin e plotë të çdo pjese të territorit të Kosovës.

Ajo ka rikujtuar se për më shumë se 27 vjet ndarja e Mitrovicës, sipas saj, ka shkaktuar pasiguri dhe probleme në sundimin e ligjit.

''Për më shumë se 27 vjet, ndarja e Mitrovicës, përveçse krijoi pasiguri dhe probleme në sundimin e ligjit, mundësoi spastrimin etnik të shqiptarëve dhe uzurpimin e pronave të tyre, e njëkohësisht i dha Serbisë alibi për të vazhduar me ëndrrat e saj hegjemoniste për ndarjen e Kosovës'', shkroi ajo.

Postimi i plotë i Osmanit:

Hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër dhe kalimi i përgjegjësive te Policia e Kosovës janë zhvillime të mirëseardhura, që ndihmojnë edhe më tej integrimin e plotë të çdo pjese të territorit të vendit tonë.

Për më shumë se 27 vjet, ndarja e Mitrovicës, përveçse krijoi pasiguri dhe probleme në sundimin e ligjit, mundësoi spastrimin etnik të shqiptarëve dhe uzurpimin e pronave të tyre, e njëkohësisht i dha Serbisë alibi për të vazhduar me ëndrrat e saj hegjemoniste për ndarjen e Kosovës.

Prandaj, qarkullimi i lirshëm mbi urën kryesore të lumit Ibër, përveçse bashkon njerëz, mbi të gjitha është një hap historik drejt luftimit të tendencave të Serbisë për gllabërim territoresh. Përkundër vonesave të mëdha, ky hap do të ndihmojë në rritjen e nivelit të sigurisë dhe paqes së qëndrueshme në vendin tonë.

Mirënjohje për të gjitha institucionet e angazhuara ndër vite për të arritur deri këtu, e në veçanti për Policinë e Kosovës, e cila vazhdon të mbajë barrën kryesore për sigurinë në çdo pëllëmbë të territorit tonë dhe për çdo qytetar të vendit tonë.

kosovësibërplotë

Të ngjashme

Hoti: T’i mbajmë përgjegjës ata që s’i zbatojnë vendimet e Kushtetueses

Hoti: T’i mbajmë përgjegjës ata që s’i zbatojnë vendimet e Kushtetueses

11:56
Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës

Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës

22:48
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur mbështetjen e tij për sportistët kosovarë që do ta përfaqësojnë vendin në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Kurti ka thënë se pas çdo paraqitjeje dhe fitoreje të sportistëve qëndrojnë vite punë, disiplinë dhe sakrificë, duke vlerësuar rezultatet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, pavarësisht madhësisë së vendit.  Ai ka theksuar se një brez i ri sportistësh është gati të shkruajë një kapitull të ri të sportit kosovar, ndërsa ka falënderuar trajnerët, federatat, Komitetin Olimpik të Kosovës, familjet dhe të gjithë ata që i mbështesin sportistët.   Kurti u ka bërë thirrje sportistëve të garojnë me besim dhe përkushtim, duke nënvizuar se mënyra se si luftohet për fitoren është po aq e rëndësishme sa vetë rezultati.  “Shkoni me krenari dhe jepni më të mirën tuaj”, ka qenë mesazhi i Kurtit, i cili u ka uruar sukses sportistëve, duke shpresuar që flamuri i Kosovës të ngrihet në podium edhe me medalje.

​Kurti – sportistëve para Lojërave Mesdhetare: Shkoni me krenari, Kosova është me ju

21:02
Me flamur të Serbisë në krah, ky është serbi që u arrestua sot nga Policia e Kosovës

Me flamur të Serbisë në krah, ky është serbi që u arrestua sot nga Policia e Kosovës

20:35

Më shumë nga Lajme

  • 11:59Kërkohet paraburgim ndaj personit që kanosi punëtorët e KRU “Mitrovica”
  • 11:57Dasmat me krisma armësh, pesë persona përfundojnë në duart e Policisë
  • 11:34Vdes figura emblematike e futbollit kosovar, Zenun Brovina
  • 11:27AAK dërgon në Prokurori vendimet e Qeverisë për 18 komisione, Tahiri paralajmëron kallëzim penal
  • 11:14Vetaksident në Llaushë, vetura rrokulliset e del jashtë rrugës