Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani, mërgimtarëve: Mos i përkrahni ata që duan të njollosin Rugovën dhe UÇK-në

GD
Gazeta Demos25 maj 2026 në 10:27
Osmani, mërgimtarëve: Mos i përkrahni ata që duan të njollosin Rugovën dhe UÇK-në

“Mos i përkrahni ata që dojnë me e njollosë edhe [Ibrahim] Rugovën edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

Kjo ka qenë një nga kërkesat që e ka bërë Kandidatja për Presidente nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë tubimit me mërgimtarët në Zvicër, të dielën, ku e sulmoi, pa ia përmendur emrin, Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj Albin Kurti.

Osmani deklaroi se aktualisht “Kosova përsëri është në një udhëkryq”. “Jo më mes luftës dhe paqes, por mes ngritjes në njërën anë dhe stagnimit në anën tjetër. Mes bashkimit në njërën anë dhe përçarjes në anën tjetër”.

“Mes një Kosove që ka miq brenda dhe jashtë dhe një Kosove që rrezikon të mbetet e izoluar. Prandaj, sot jemi mbledhur jo thjesht si një parti, por si një komb, si një komb që do ta mbrojë shpirtin rugovian të Kosovës. Sepse kur zgjohet zemra rugoviane, zgjohet e gjithë Kosova bashkë me mërgatën”, shtoi ajo.

Pyetja që është para qytetarëve të Kosovës, sipas Osmanit është shumë e thjeshtë: “A do ta lëmë Kosovën të lodhet nga përçarja e krizat e njëpasnjëshme, siç po dojnë të tjerët, apo do ta ruajmë frymën e shtetit, frymën e Rugovës që e betonoi përjetësisht në themelet e Lidhjes Demokratike të Kosovës?”.

Ajo theksoi se “aleatët nuk duhet të fyhen, por duhet të respektohen”. “Se shteti nuk mbahet me propagandë, por mbahet me dije. Mbahet me punë dhe me njerëz të cilët i shërbejnë atdheut”, potencoi Osmani.

Ajo insistoi se Kosova vërtetë ndodhet mes dy rrugëve: “mes një Kosove që ndërton dhe zhvillohet dhe një Kosove që rrënon përditë”, derisa kujtoi edhe deklaratën e Kurtit kur e kishte quajtur ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, “naiv”.

“Mes një Kosove që i bashkon njerëzit dhe një Kosove që i përçan ata. Mes një Kosove që i respekton aleatët dhe një Kosove që i quan ata shumë naiv”.

Osmani thekson se “mund ta duash shtetit tënd fort, pa e izoluar atë”. “Mund të jesh krenar pa u bërë mosmirënjohës. Mund ta mbrosh sovranitetin krah për krah me aleatët strategjik. Dhe, kjo është rruga jonë”, potencoi ndër të tjera ish-Presidentja.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Këto zona mbesin pa rrymë të premten, KEDS publikon orarin
  • 22:57Arben Mustafa: Nuk flasim për asnjë emër për president pa i dhënë rrugë projektligjit për Specialen
  • 22:55“Shuarja e Prokurorisë Speciale” Debat i zëshëm në KPK pasi Prokuroria Speciale vlerësohet me angazhimin më të dobët, ndryshe nga si e vlerësuan SHBA-të e Britania
  • 22:36Mirena për protestën: Kjo masë e njerëzve nuk kanë dalë me ngu kangë – duhet ultimatume
  • 22:17Nagavci: Me zgjedhjen e presidentit, mund të adresojmë strategjinë ndaj Hagës