Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani e thotë qartë për sulmin serb në Banjskë: Zero përgjegjësi, është koha që BE të veprojë

GD
Gazeta Demos2 tetor 2025 në 11:09
Osmani e thotë qartë për sulmin serb në Banjskë: Zero përgjegjësi, është koha që BE të veprojë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë adresimit për media në Kopenhagë ka përkujtuar se u mbushën dy vjet nga sulmi terrorist serb në veri të vendit, duke kritikuar Bashkimin Evropian se megjithëse ka bërë vazhdimisht thirrje për përgjegjësi, deri më tani nuk ka pasur asnjë veprim konkret.

“Posa shënuam 2 vjetorin e agresionit serb në shtetin tim, në veri të shtetit tim. Bashkimi Evropian në vazhdimësi ka bërë thirrje për përgjegjësi, ku deri tani ka pasur zero përgjegjësi. Është koha për të vepruar në atë që thuhet – “walk the talk”, ka deklaruar Osmani.

Ajo theksoi se sot dy janë kërcënimet kryesore të sigurisë për vendet e kontinentit Rusia dhe, në rajonin e Ballkanit, Serbia.

“Ka një nevojë të vazhdueshme për konsistencë nga Bashkimi Evropian, sepse nuk mund ta trajtosh njërën si agresore dhe diktatore, e tjetrën si partnere për paqe”, ka theksuar Osmani para mediave në Kopenhagë, transmeton tv Dukagjini.

E pyetur se cili është problemi më i madh për Kosovën, Serbia apo Rusia, ajo u përgjigj se është një kombinim i të dyjave.

“Serbia i ka trajtuar fqinjët e saj si shtete joekzistente, si shtete të përkohshme, ndaj të cilave vepron me agresion. Është kopje e lojës ruse, e për fat të keq, e mbështetur nga vetë Rusia. Prej shekujsh kanë përdorur të njëjtin koncept. Rusia flet për ‘botën ruse’ e Serbia për ‘botën serbe’ – duke përdorur të njëjtat metoda”, ka deklaruar ajo.

Osmani paralajmëroi se në rajon nuk ekziston boshllëk i ndikimit dhe nëse mungon ndikimi pozitiv perëndimor, aty hyjnë fuqitë me interesa të dëmshme.

“Në rajon gjithmonë ka ndikime. Nëse nuk është ai perëndimor, janë fuqitë e trekëndëshit të së keqes: Rusia, Kina dhe Irani. Ata nuk vijnë për bamirësi, por për interesa strategjike. Prandaj është thelbësore që procesi i zgjerimit të BE-së të shtyhet përpara në Ballkanin Perëndimor, duke marrë parasysh ato vende që përmbushin kriteret dhe që punojnë për vlerat mbi të cilat qëndron BE-ja”, ka thënë presidentja Osmani

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 22:50Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
  • 22:41Vodhën mijëra euro brenda një shtëpie, arrestohen tre persona në Leposaviq
  • 22:40Gjykata Supreme i hap rrugë ‘‘përkohësisht’’ Trumpit që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove
  • 22:08Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026
  • 21:43“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil