Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjente për Kosovën sesa integrimi evropian

GD
Gazeta Demos16 nëntor 2025 në 22:41
Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjente për Kosovën sesa integrimi evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për “Politico” ka thënë se anëtarësimi në NATO është më urgjente për Kosovën sesa anëtarësimi në Bashkim Evropian.Osmani ka thënë se do të ishte interes strategjik i NATO-s që të ketë zgjerim drejt Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë.

“Anëtarësimi në NATO e shoh më urgjente sesa integrimin evropian. Anëtarësimi në BE merr kohë…por, besoj se NATO është më e domosdoshme për rajonin. Anëtarësimi në NATO për ne do të thoshte të jemi të sigurt, natyrisht shkaku i Serbisë e Rusisë. Besoj se Rusia ka interes ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor dhe kontinentin e Evropës. Nuk heq dorë nga kjo. Sa më shumë territor të NATO-s që të ketë në Ballkanin Perëndimor, aq më tepër do të hezitonte Rusia. Besoj se është interes strategjik që NATO të ketë zgjerim në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë”, ka thënë Osmani nga Berlini.Ajo ka thënë se Kosova i plotëson kriteret për anëtarësim në NATO, dhe se ka shpenzuar mbi 2 për qind të GDP-së për mbrojtje e brenda 4 vjetëve të ardhshme do të dyfishohen investimet në mbrojtje.

Osmani ka thënë se nëse Kosova do të ishte në NATO, Serbia kurrë s’do të guxonte të bënte akte agresionin.Ajo ka thënë se Kosova s’ka ndonjë alternativë tjetër pos rrugën euroatlantike. Ajo ka thënë se ndonëse Kosova ka bërë reformat e nevojshme, ka harmonizuar politikën e jashtme me atë të BE-së, prapë rruga e saj evropiane është e bllokuar.

“Ndiejmë se kjo qasje pro-evropiane, nuk është vlerësuar, përkundrazi merret si e mirëqenë”, tha Osmani.Ajo tha se shpreson që Gjermania të marrë një rol lider dhe se procesi i zgjerimit të jetë i bazuar në merita.

“Nëse do të merret kjo parasysh, atëherë Kosova do të ishte kryesuese”, ka thënë Osmani.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 15:38“Unë jam veç një çlirimtar”, gruaja e Jakup Krasniqit me mesazh të fuqishëm nga protesta
  • 15:38I shkaktoi dëm shtetit mbi 15 milionë euro, ngritet aktakuzë ndaj zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit
  • 15:30Gucati: Kauza jonë është që ata të dalin të lirë sa më shpejt
  • 15:28Numër i madh i protestuesve nisen të mblidhen tek sheshi “Skenderbeu”
  • 15:27Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK’së