Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

OSBE-ja reagon pas moscertifikimit të Listës Serbe, shpreh shqetësimin me polarizimin politik në KQZ

GD
Gazeta Demos2 dhjetor 2025 në 20:47
OSBE-ja reagon pas moscertifikimit të Listës Serbe, shpreh shqetësimin me polarizimin politik në KQZ

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka shprehur zhgënjimin dhe shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

“OSBE në Kosovë shpreh zhgënjimin e saj të fortë – dhe shqetësimin e thellë – për vendimin e disa përfaqësuesve të partive politike brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të refuzuar ose për të abstenuar nga miratimi i kërkesës për akreditim të Listës Serbe për përfshirje në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Misioni dënon veprimet që minojnë të drejtën e subjekteve politike për të marrë pjesë në zgjedhje. Veprime të tilla përfaqësojnë një largim të qartë nga standardet zgjedhore të pranuara ndërkombëtarisht”, shkruan OSBE.

Tutje, misioni shpreh shqetësimin me “polarizimin politike në rritje brenda KQZ-së”.“Ne jemi seriozisht të shqetësuar nga polarizimi politik në rritje brenda KQZ-së, i reflektuar në sjelljen e votimit që duket se drejtohet nga interesa partiake dhe jo nga kriteret ligjore dhe parimet demokratike. Një sjellje e tillë minon paanshmërinë dhe besueshmërinë thelbësore për një organ të pavarur të menaxhimit të zgjedhjeve”, shton misioni.

OSBE shton se “këto veprime rrezikojnë të dëmtojnë besimin e publikut në procesin zgjedhor dhe të përforcojnë perceptimet se vendimet janë të motivuara politikisht dhe jo të udhëhequra nga drejtësia, përfshirja dhe transparenca”.OSBE po ashtu i kërkon KQZ-së dhe të gjithë aktorëve politikë të mbështesin profesionalizmin, paanshmërinë dhe standardet demokratike, duke siguruar që zgjedhjet e 28 dhjetorit të zhvillohen plotësisht sipas praktikave më të mira ndërkombëtare të vendosura.

OSBE

Më shumë nga Lajme

  • 15:39KRU Prishtina paralajmëron banorët e Miradisë së Ulët: Mos e përdorni ujin as për pije as për ushqim
  • 15:10Rustemi dënon gjuhën kërcënuese ndaj Haradinajt: Nuk kam asnjë lidhje, distancohem publikisht
  • 15:09Deputetët e PDK-së dorëzojnë ankesë zyrtare, kërkohet sqarim për komunikatën e Kuvendit
  • 14:49Ish-ushtari i UÇK-së: Nikiç e kishte përmendur Llugiqin që e kërcënoi Haradinajn si bashkëpunëtor të Serbisë
  • 14:37Shtiu me armë në një aheng në Jabllanicë të Vogël, arrestohet i dyshuari