Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Orav: BE e sheh Kosovën jo vetëm si partnere, por si pjesë integrale të procesit të integrimit evropian

GD
Gazeta Demos2 janar 2026 në 16:00
Orav: BE e sheh Kosovën jo vetëm si partnere, por si pjesë integrale të procesit të integrimit evropian

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se viti 2026 duhet të sjellë institucione funksionale dhe progres të vërtetë për Republikën e Kosovës, progres në zhvillim ekonomik, luftën kundër korrupsionit, arsimin, shëndetësinë si dhe mbrojtjen e mjedisit.

Orav u shpreh se pret krijimin e një qeverie të re pas zgjedhjeve të dhjetorit duke qenë se Kosova s’ka luks edhe për një bllokadë tjetër.

“ Përafrimi i Kosovës me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, përfshirë mbështetjen e plotë për sanksionet kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, shkon përtej një qëndrimi thjesht politik. Ai pasqyron një përkushtim parimor ndaj BE-së dhe një gatishmëri të qartë për të kontribuar në sigurinë e Evropës. Kjo shënon gjithashtu përkushtimin ndaj vlerave evropiane në kohë të vështira, gjë që është thelbësore për ta paraqitur Kosovën si një partner të besueshëm në një kohë kur politikat e zgjerimit dhe integrimit gradual të BE-së kanë marrë një momentum të ri ”, u shpreh Ambasador i BE-së në Kosovë.

Ai tutje tha se që nga viti 1999, Bashkimi Evropian ka investuar mbi 3.7 miliardë euro në Kosovë, duke e bërë atë partnerin më të fortë të Kosovës dhe ofruesin më të madh të ndihmës financiare.

Orav, në një opinion të publikuar në Koha.net tha tutje se këto investime do vazhdojnë të rriten nga viti në vit, e duke shtuar se BE e sheh Kosovën jo vetëm si partnere, por si pjesë integrale të procesit të integrimit evropian.

Ndër të tjera ai tha se Bashkimi Evropian ka nevojë për një partner të qëndrueshëm dhe të besueshëm, një partner të aftë për të zbatuar reformat dhe për të respektuar angazhimet që Kosova ka marrë ndaj BE-së, përfshirë ato në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Më shumë nga Lajme

  • 09:33Zyra e BE-së në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Nuk ka vend për femicid në shoqërinë tonë
  • 09:09Takim në Kuvend: Haxhiu pret delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s
  • 09:08Miratohet marrëveshja me Suedinë për transferimin e personave të dënuar
  • 08:55Vrasja e Arlindës, Kurti: Shihet qartë që ka pasur lëshim nga institucionet, nesër para orës 18:00 i pres raportet
  • 08:53Kurti për rastin e Arlindës: Drejtësia në Kosovë shpesh ka dalë në krahun e të fortit