Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Vrasja e Arlindës, Kurti: Shihet qartë që ka pasur lëshim nga institucionet, nesër para orës 18:00 i pres raportet

GD
Gazeta Demos28 tetor 2026 në 08:55
Vrasja e Arlindës, Kurti: Shihet qartë që ka pasur lëshim nga institucionet, nesër para orës 18:00 i pres raportet

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka përshëndetur arrestimin e Albert Sylajt, i dyshuari kryesor për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Përpara kabientit qeveritar, Kurti tha se secila vrasje është vepër e rëndë, por që rëndohet edhe më shumë kur “qartazi shihet se ka pasur një zinxhir sistemor lëshimesh nga institucionet që janë përgjegjëse për sigurinë dhe drejtësinë”.

“Një vrasje me të tilla paralajmërime që nuk merrnin përgjigje, në fakt, nuk kishte si të përfundonte ndryshe. Dhe kjo e bën edhe më të pafalshme situatën” tha kryeministri.

Ai përmendi afatin e dhënë për ministrat Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla, për raportin e detajuar mbi evidencat dhe lëshimet në hallkat institucionale në këtë rast.

“Si kryeministër, kam kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Brendshme një raport të detajuar mbi evidencat dhe lëshimet në secilat hallka të institucioneve.

Tash kur po flasim kanë mbetur edhe 34 orë për hartimin dhe dorëzimin e atij raporti që sigurisht se do ta ndajmë me publikun. Nesër mbrëma para orës 18:00 i pres raportet” shtoi Kurti.

Kryeministri ka ngritur shqetësime edhe për funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, duke theksuar se drejtësia duhet të jetë garanci për mbrojtjen e qytetarëve.

“Drejtësia është garancia që i forti nuk do ta cenojë të dobëtin vetëm pse ata janë të tillë. Por, në Kosovën tonë, dhe ndoshta jo vetëm në Kosovë, drejtësia fatkeqësisht nuk është në mbrojtje të të dobëtit, përkundrazi drejtësia ka dalë në krahun e të fortit. Drejtësia në Kosovë vazhdon të jetë e shtrembër. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe kur peshoren e Justicias, Zonjës së Drejtësisë, e kanë çaluar kah i fuqishmi dhe i pasuri, ja kanë zbuluar njërin sy për të parë se kah të peshojë drejtësia, e natyrisht shpata mandej nuk ka për t’i rënë asnjëherë krimit e kriminelëve, por do të bije gjithnjë mbi të dobëtin, të varfrin dhe të pafuqishmin. Republika e Kosovës nuk ka më nevojë për asnjë provë që të konstatojë se është urgjencë kombëtare drejtimi i drejtësisë”, tha Kurti.

kurtishihetpasur

Të ngjashme

https://klankosova.tv/kurti-per-rastin-e-arlindes-drejtesia-ne-kosove-shpesh-ka-dale-ne-krahun-e-te-fortit#:~:text=LAJME-,Kurti%20p%C3%ABr%20rastin%20e%20Arlind%C3%ABs%3A%20Drejt%C3%ABsia%20n%C3%AB%20Kosov%C3%AB%20shpesh%20ka%20dal%C3%AB%20n%C3%AB%20krahun%20e%20t%C3%AB%20fortit,-S

Kurti për rastin e Arlindës: Drejtësia në Kosovë shpesh ka dalë në krahun e të fortit

08:53
Kurti mbledh ministrat nesër me mëngjes

Kurti mbledh ministrat nesër me mëngjes

20:32
Kurti takohet me “Koalicioni Shqiptar”: Bashkimi i tyre në Serbi solli rezultatin më të mirë që nga viti 2000

Kurti takohet me “Koalicioni Shqiptar”: Bashkimi i tyre në Serbi solli rezultatin më të mirë që nga viti 2000

12:52
Albin Kurti i jep afat Xhelal Sveçlës dhe Donika Gërvallës: Keni 54 orë t’i jepni raportet për çdo dështim të hallkës institucionale në rastin e Arlindës

Albin Kurti i jep afat Xhelal Sveçlës dhe Donika Gërvallës: Keni 54 orë t’i jepni raportet për çdo dështim të hallkës institucionale në rastin e Arlindës

12:04

Më shumë nga Lajme

  • 09:52Organizatorët e protestës për rastin e Arlindës: Politikanët nuk janë të mirëseardhur
  • 09:37MMPH-ja gjobit Prishtinën me 10 mijë euro për mbeturinat, paralajmëron masa ndaj komunave dhe kompanive
  • 09:33Zyra e BE-së në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Nuk ka vend për femicid në shoqërinë tonë
  • 09:09Takim në Kuvend: Haxhiu pret delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s
  • 09:08Miratohet marrëveshja me Suedinë për transferimin e personave të dënuar