Platforma “Liria ka emër” ka vendosur ekranin e “Orës së pritjes” edhe në qytetin e Vushtrrisë.Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri të shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, kjo platform ka nisur vendosjen e “Orës së pritjes” në qytetet e Kosovës.
Me këtë rast, Eliza Hoxha nga plaftorma “Liria ka emër” ka thënë se populli i Kosovës tash e gjashtë vite është në pritje të çlirimtarëve të vendit.“Liria ka emër’ është munduar që në momente kritike në procesin e Hagës të takojë njerëz, të bashkëbisedojë dhe të krijojë momentum për të shfaqur nevojën e njerëzve të Kosovës për t’iu thënë atyre në Hagë, edhe atyre që mbahen peng tash e gjashtë vjet. Që populli i Kosovës i dëshiron çlirimtarët në vendin e vet dhe që në emër të popullit ata duhet të jenë të lirë.”, ka thënë Hoxha.




