Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj qeverisë në detyrë, pas disa vendimeve që i mori në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike, raporton Gazeta Blic.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “kur është puna me nda mjete për dosta, me bë pagesa e me nda buxhet, vendimet merren shpejt, natën, në terr”.
Bajrami ka ironizuar duke thënë se po ndahen para për ta dhe jo për bujqit që punojnë ditë e natë.
Postimi i saj i plotë:
Aq të zënë janë, sa mbledhjet e Qeverisë i mbajnë elektronike, edhe atë bile natën, me gjuhen e Albinit në terr.
Normal, kur është puna me nda mjete për dosta, me bë pagesa e me nda buxhet, vendimet merren shpejt, natën, në terr.


