Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Oj nanë…Dhe i ka ndërru qehrja komplet”, rrëfimi i dëshmitarit në rastin e Agon Zejnullahut: Kur policët e kanë çu në gjunjë, Agoni ka qenë i vdekur

GD
Gazeta Demos12 korrik 2025 në 12:13
“Oj nanë…Dhe i ka ndërru qehrja komplet”, rrëfimi i dëshmitarit në rastin e Agon Zejnullahut: Kur policët e kanë çu në gjunjë, Agoni ka qenë i vdekur

Dëshmitari kryesor në rastin e Agon Zejnullahut, Gazmend Bleta, ka rrëfyer në detaje momentin e arrestimit të shokut të tij n ga policët në Lipjan , i cili më pas ishte fatal për të, shkruan GazetaDemos.

Në një intervistë pë Vox Kosova, ai tregoi se Agoni nuk kishte sjellje agresive ndaj policëve, duke thënë se gjatë gjithë kohës thoshte: Më lini rehat, s’kam bërë asgjë.

“Është ndalur patrulla me veturë andej, kanë shkuar tek ai polici i cili ia ka qitë sprejin Agonit, ai ka shku për me i shty, jo për me i sulmu, por me i shty për me hy në veturë, dhe në momentin që ia kanë qite sprejin në sy, Agoni ka shkuar tek vetura ime, dhe kur shkuam aty, është afruar ai polici, ka dasht me ia gjujt sprein dhe më ka rrokë edhe mua, njëherë ia ka gjuajtur jashtë sprein, ndërsa më pas edhe brenda ka ardhë, ka hy në veturë dhe ka thënë “mos më prekni se s’kam bërë asgjë”, shihet edhe në video teksa i çonë duart, ai po qëndronte brenda për mos me e kapë njerëzit, pasi e kishte njëfarë lloj frike, se di sa përafërsisht kemi qëndru brena, por s’ka qenë shkurt, edhe polici ka qëndru në anën e djathtë me shufrën e hekurit dhe gjatë gjithe kohës iu thosha policëve largouhni se unë e qetësoj e marr e dërgoj tek doktori ose tek familja e vetë ku ka nevojë, edhe Agoni thoshte, veç mos të më ngucin, se asgjë s’kam ba, as nuk i ka sulmu as nuk i ka sha policët”, tha ai.

Tutje, Bleta tregoi se si brenda pak sekondash, Agoni vdiq para syve të tij, duke cekur se nga goje po i dilte edhe shkumë.

“Unë jam largu prej veturës, ku shihet që jam ulur para Agonit dhe në atë moment Agoni thoshte më leni Rahat se s’jam tu e nguc askënd dhe unë në një moment jam largu pasi filluan sytë të më djegin, në atë moment është çu Agoni prej veturës dhe polici e ka kapë për dore edhe e ka rrëzu për toke, prej dorës së majtë e ka kapë ai dhe kanë ngajtë edhe ata të tjerët iu hodhën sipër, ka ardhë edhe një me Audi të bardhë, civil, dhe unë gjatë gjithë kohës kam kërku që me lanë të qetë, se nuk ishte ai për me u arrestu, afër gojës ka pasur bardhë diçka, por kur e kanë rrëzuar policia, ia kanë qitë gjurin në qafë edhe dorën ia ka qitë në fytyrë dhe e ndryshnin për toke, dhe kur jam afru kam parë diçka të bardhë si shkumë në tokë dhe iu kam kërku policëve që me liru pasi nuk është mirë dhe nuk po ka frymëmarrje, dhe asnjëri s’ka folë me mua hiç, dhe në atë moment sa ka qenë duke u arrest, i ka ndërru komplet qehjra e fytyrës, Agoni thoshte më leni rehat se s’kam bërë asgjë, dhe thoshte “Oj nanë çka m’bani”, policët vetëm komunikonin më njëri-tjetrin, ka qenë njëfarë lloj paniku, se ishin 5 policë, policët më pas ia lidhën duart, ai ka qëndru diku gjysmë minuti i shtrirë, policët ishin aty në këmbë dhe në momentin që ata e kanë çu, Agoni ka qenë i vdekur, dhe kur ka mbetë në dy gjunjët e ka marë dikush një shishe me ujë dhe ia kanë hedh në ftytrë, më pas ia dhanë 2-3 shuplaka në fytyrë, duke i thënë kthjellu, por aty ka qenë fundi i Agonit”, tha Gazmend Bleta.

Më shumë nga Lajme

  • 15:39KRU Prishtina paralajmëron banorët e Miradisë së Ulët: Mos e përdorni ujin as për pije as për ushqim
  • 15:10Rustemi dënon gjuhën kërcënuese ndaj Haradinajt: Nuk kam asnjë lidhje, distancohem publikisht
  • 15:09Deputetët e PDK-së dorëzojnë ankesë zyrtare, kërkohet sqarim për komunikatën e Kuvendit
  • 14:49Ish-ushtari i UÇK-së: Nikiç e kishte përmendur Llugiqin që e kërcënoi Haradinajn si bashkëpunëtor të Serbisë
  • 14:37Shtiu me armë në një aheng në Jabllanicë të Vogël, arrestohet i dyshuari