Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë (OIK) ka reaguar pas sulmit fizik ndaj një infermiereje të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Sipas OIK-ut, infermierja ishte duke kryer detyrën e saj profesionale në shtëpinë e një pacienti në lagjen “Kalabria”, kur është sulmuar fizikisht.
OIK e ka dënuar fuqishëm rastin, duke theksuar se dhuna ndaj profesionistëve shëndetësorë është e papranueshme, veçanërisht ndaj atyre që punojnë në terren për t’u ofruar kujdes dhe ndihmë qytetarëve.
