Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Numri 2 i Qeverisë shqiptare të hënën paraqitet në SPAK, kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Rama

GD
Gazeta Demos25 tetor 2025 në 19:03
Numri 2 i Qeverisë shqiptare të hënën paraqitet në SPAK, kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Rama

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, pas thirrjes së zëvendëses së tij, Belinda Ballukut në SPAK, nën dyshimet për dallavere me tenderë.

Shehaj reagoi ndaj deklaratës së Edi Ramës, se “ drejtësia ka punën e vet ”, me një video-mesazh në rrjetet sociale .

Ai kujtoi se para Belinda Ballukut, drejtësia kërkoi të arrestojë Arben Ahmetajn dhe ka arrestuar Erion Veliajn.

“ Si, nuk të intereson që po arrestojnë Belinda Ballukun? Ej, kthjellohu! Është zëvendësja jote. Para saj donin të arrestonin Ahmetajn që ia mbathi në arrati në Zvicër. Ndërkohë Erion Veliajn, krahun tënd të djathtë, e ke në burg, për korrupsion dhe ai. Sa veta duhet të të arrestojnë ty që të mbash përgjegjësi? Bëhu burrë, mbaj përgjegjësi dhe jep dorëheqjen! ” – u shpreh Shehaj në video mesazhin e tij.

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një ditë më parë emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Numri dy i qeverisë “Rama 4” sipas raportimeve të mediave shqiptar është thirrur të paraqitet në SPAK të hënën mbi bazën e një shkrese që mban firmën e prokurorit të Posaçëm Dritan Prençi dhe në fletëthirrje Ballukut i specifikohet që të paraqitet e shoqëruar nga avokati.

Ndërkohë sot, kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me këtë zhvillim të ri nga Prokuroria e Posaçme duke u shprehur se “ drejtësia bën punën e vet ”.

“ Nuk kam asnjë koment për asnjë rast sepse siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe mediave që i shërbejnë politikës ”, tha Rama gjatë një interviste për Deutsche Welle nga Berlini ku po merr pjesë në punimet e Global Dialogue.

Në lidhje me këtë deklaratë të shefit të Qeverisë shqiptare ka reaguar lideri i opozitës Sali Berisha, i cili tha se Rama dhe Balluku kanë ndarë paratë bashkë, ndaj kryeministri shmang komentet për këtë çështje.

“ Nuk ka asnjë koment sepse kanë ndarë paratë bashkë!! ”, shkruan Berisha.

Më shumë nga Lajme

  • 23:54Moti për të mërkurën
  • 23:39Vuçiq: Zgjedhjet në Serbi do të mbahen më 25 tetor
  • 22:58Gjini: Çfarëdo vendimi i Kuvendit pas konstituimit do të përfundojë në Kushtetuese
  • 22:57Të shtëna me armë në Tiranë, plagosen dy persona
  • 22:45Mbi 1,000 fluturime anulohen në Britani, kjo është arsyeja