Avokati Xhevdet Smakiqi, ka folur për procesin e gjykimit për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçit.
Smakiqi, i ftuar në Frontal në T7, ka thënë se, bazuar në fjalën hyrëse dhe në atë përfundimtare, s’ka pasur vend për aktakuzë.
‘’Fillimisht e kanë shkelë të drejtën e avokatit, se këta kanë qenë ekip mbrojtës, edhe Hajredin Kuçi, edhe Smakaj, kanë qenë pjesë e ekipit mbrojtës. Prandaj vetë përgjimi në njësinë e paraburgimit për ish-presidentin Thaçi ka qenë shkelje të drejtave të njeriut. Krejt çka pamë na edhe në fjalën përfundimtare, edhe në fjalën hyrëse, nuk ka pasur vend as për aktakuzë’’, ka thënë Smakiqi mes tjerash.

