Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij gjatë javëve të fundit të protestave, të nxitura nga projekti luksoz prej 4 miliardë dollarësh i lidhur me Jared Kushner dhe bashkëshorten e tij, Ivanka Trump.
Në një intervistë për Financial Times, Rama mohoi pretendimet se ai është “Kumbari” që qëndron pas një sistemi korrupsioni në vend.
“Njerëzit thonë se unë jam udhëheqësi i gjithë kësaj. Unë u them: ‘fuck you’. Kaq e thjeshtë,” tha ai. “Nuk më takon mua të provoj se nuk jam Kumbari, u takon atyre të provojnë se jam Kumbari.”
Nga dorëheqja e Edi Ramës te ndryshimet kushtetuese, publikohen pesë kërkesat e protestueve Protestat, të cilat mediat ndërkombëtare i kanë quajtur “Revolucioni i Flamingove”, shpërthyen pas zemërimit publik lidhur me planin për ndërtimin e një kompleksi turistik luksoz në ishullin e Sazanit, e njohur për praninë e flamingove.
Ndërkohë, prokurorët e posaçëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kanë lëshuar urdhër-arreste për 20 biznesmenë të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.
Sipas hetimeve, miliarda euro dyshohet se janë investuar në projekte të mëdha ndërtimi përgjatë bregdetit Adriatik dhe në kryeqytetin shqiptar.
Prokuroria ka vendosur ngrirjen e pagesave me vlerë 128 milionë euro që lidhen me këtë transaksion, në pritje të përfundimit të hetimeve.
Megjithatë, Rama këmbënguli se nuk ekziston asnjë lidhje mes hetimeve ndaj pronarëve të mëparshëm të tokës dhe investimit të Kushner.
“Investimi është plotësisht i rregullt dhe nuk ka asnjë lidhje me hetimet në vazhdim”, tha ai.
Kryeministri kundërshtoi gjithashtu pretendimet se ekonomia shqiptare mbështetet në pastrimin e parave.
