Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nuk iu ndal patrullës, Policia e Kosovës ndjek një veturë nga Obiliqi deri në Mitrovicë – arreston shoferin dhe tre pasagjerët

GD
Gazeta Demos7 shkurt 2026 në 20:51
Nuk iu ndal patrullës, Policia e Kosovës ndjek një veturë nga Obiliqi deri në Mitrovicë – arreston shoferin dhe tre pasagjerët

Policia e Kosovës ka njoftuar se një njësi policore ka tentuar të ndalojë një automjet sonte në zonën e Obiliqit, mirëpo drejtuesi i saj, duke rrezikuar zyrtarin policor, nuk është ndalur ndaj sinjalizimeve dhe ka vazhduar lëvizjen në drejtim të Vushtrrisë e më pas në Mitrovicë.

Siç bën të ditur të policia, ndjekja për ta ndalur automjetin e dyshuar ka vazhduar nga njësitë e trafikut rrugor të Mitrovicës së Jugut, të cilët vazhdimisht kanë përdorur sinjalizime për ndalim. Gjatë ndjekjes, drejtuesi i automjetit ka rrezikuar vazhdimisht pjesëmarrësit e tjerë në trafik, ndërsa në zonën e Mitrovicës, në tri lokacione të ndryshme, ka goditur tri herë veturën policore që ishte në ndjekje, bën të ditur policia.

Në rrugën nacionale Mitrovicë – Zubin Potok, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Zupç, policia kanë arritur ta ndalojnë automjetin dhe të arrestojnë shoferin dhe tre pasagjerët.

Dy zyrtarë policorë, të cilët kanë pësuar lëndime gjatë ndjekjes, kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Njoftimi i plotë:

Gjatë natës së datës 07 shkurt 2026, një njësi policore ka tentuar të ndalojë një automjet në zonën e Obiliqit, mirëpo drejtuesi i saj, duke rrezikuar zyrtarin policor, nuk është ndalur ndaj sinjalizimeve dhe ka vazhduar lëvizjen në drejtim të Vushtrrisë e më pas në Mitrovicë.

Në koordinim me njesitet e Stacionit Policor te Obiliqit, ndjekja dhe per ta ndalur automjetin e dyshuar ka vazhduar nga Njësitë e trafikut rrugor të Mitrovicës së Jugut, të cilet vazhdimisht kanë përdorur sinjalizime për ndalim. Gjatë ndjekjes, drejtuesi i automjetit ka rrezikuar vazhdimisht pjesëmarrësit e tjerë në trafik, ndërsa në zonën e Mitrovicës, në tri lokacione të ndryshme, ka goditur tri herë veturen policore qe ishte ne ndjekje.

Falë shkathtësisë dhe profesionalizmit të zyrtarëve policorë, të cilët kanë vepruar me qetësi, vetëpërmbajtje dhe maturi, duke shfrytëzuar një lokacion të përshtatshëm pa rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik, në rrugën nacionale Mitrovicë – Zubin Potok, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Zupç, kanë arritur ta ndalojnë automjetin dhe të arrestojnë shoferin dhe tre pasagjerët.

Dy zyrtarë policorë, të cilët kanë pësuar lëndime gjatë ndjekjes, kanë kërkuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit kompetent, shoferit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet për rastin janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

Më shumë nga Lajme

  • 08:55S’përfshihet projektligji i PDK për Specialen, këto janë 35 pikat e mbledhjes së Qeverisë për sot
  • 08:54Von der Leyen sot në Tiranë, nesër në Prishtinë
  • 08:26Caktimi i panelit, avokati i Popullit për Specialen: Shqetësuese, s’iu nënshtrua asnjë kontrolli
  • 08:24Haziri: Ligji për Dhomat e Specializuara duhet të votohet para 6 tetorit
  • 07:59Qendra “Gjenocidi në Kosovë” letër krerëve të shtetit: Të zhbëhet Gjykata Speciale