Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Nuk është befasi që VV e LDK të dakordohen për qeverinë e presidentin – nëse Kurti ofron këto garanci”

GD
Gazeta Demos13 korrik 2026 në 21:19
“Nuk është befasi që VV e LDK të dakordohen për qeverinë e presidentin – nëse Kurti ofron këto garanci”

Të premten u takuan kreu i VV-së Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ata u pajtuan për takime të tjera, por që kur do të mbahen ato ende nuk dihet.

Por, derisa PDK e AAK janë tërhequr nga mundësia për të pasur një koalicion apo marrëveshje me VV-në lidhur me krijimin e institucioneve, mbetet të shihet nëse LDK do të jetë ajo që do ta bëjë këtë dhe bashkë me VV-në do të dakordohen për t’i themeluar ato.

Lidhur me këtë, ish deputeti i VV-së, Fatmir Humolli, në një prononcim për Gazeta Blic , thotë se nuk është befasi që VV e LDK të merren vesh për qeveri e presidencë.

“Parashikimet zakonisht bëhen kur bazohesh në argumente faktike. Sot politika në Kosovë është duke u formësuar në kuptimin programor. Kështu, edhe VV-ja e LDK-ja janë në këtë fazë. Kështu që nuk është befasi që të merren vesh për qeveri dhe presidencë. Dhe nuk është dëm po qe se merren vesh”, është shprehur ai.

Sipas Humollit, partitë opozitare ende nuk e kanë kuptuar pse VV po fiton, edhe pse po e ofendon elektoratin.

“Partitë opozitare ende nuk e kanë kuptuar pse ka fituar e po fiton VV-ja edhe pse po e ofendon elektoratin. Elektorati shumica kanë lindur ose janë zhvilluar në liri. Elektorati po pastrohet nga mentaliteti i robit që partitë ose elitat partiake ende s’po lirohen nga ky mentalitet”, ka vlerësuar Fatmir Humolli.

Ndërsa, analisti politik, Arbnor Sadiku, për Gazeta Blic ka potencuar se ka hapësirë për marrëveshje mes LVV-së e LDK-së.

Sipas tij, një koalicion i tillë do t’i siguronte vendit stabilitet.

“Mendoj se ekziston ende hapësirë për një marrëveshje mes LVV-së dhe LDK-së. Nëse Kurti ofron garanci të qarta për një partneritet të barabartë, ndërsa z. Abdixhiku sigurohet se LDK-ja do të ketë postin e Presidentit dhe përgjegjësi të rëndësishme qeverisëse përmes disa ministrive kyçe, atëherë një qeveri LVV–LDK është plotësisht e mundur. Një koalicion i tillë do t’i siguronte vendit stabilitet institucional dhe një qeverisje të qëndrueshme për tre deri në katër vitet e ardhshme, në interes të qytetarëve dhe të shtetit Kosovës”, ka deklaruar Sadiku.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 19:42Pas aktgjykimit, Thaçin e viziton i vëllai: Vendimi i sotëm nuk ia ka humbur besimin
  • 19:39Tension në protestën para Qeverisë, protestuesit tentojnë të çajnë kordonin policor
  • 19:38Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Gjykata nuk mund ta rishkruajë si projekt kriminal luftën e një populli për liri
  • 19:33“UÇK, UÇK”, protestuesit në Tiranë solidarizohen me ish-liderët e UÇK-së pas vendimit të Hagës
  • 19:29Vuçiq i zhgënjyer me vendimin e Gjykatës Speciale: Nuk u prek kredibiliteti i UÇK-së