Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Njësia A4 jashtë operimit, KEK: Mungesat po mbulohen nga Shqipëria

GD
Gazeta Demos6 maj 2026 në 10:20
Njësia A4 jashtë operimit, KEK: Mungesat po mbulohen nga Shqipëria

Njësia A4 në Termocentralin Kosova A është ndalur në mënyrë të kontrolluar nga operimi, si pasojë e rrjedhjeve të ujit në kaldajë, konkretisht në zonën e tejnxehësit.

Sipas njoftimit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), stafi profesional i TC Kosova A ka vlerësuar se ndalimi i njësisë ka qenë i domosdoshëm dhe në përputhje të plotë me standardet teknike dhe të sigurisë, me qëllim të parandalimit të dëmtimeve më të mëdha dhe të paparashikueshme në pajisje.

Ndërkohë, KEK bën të ditur se falë bashkëpunimit të vazhdueshëm me Korporatën Energjetike Shqiptare (KESH), në situata të tilla është siguruar një pjesë e konsiderueshme e kapacitetit të munguar përmes shkëmbimit të energjisë me KESH, deri në rikthimin e njësisë në operim, duke kontribuar në ruajtjen e stabilitetit të furnizimit me energji elektrike.

Lidhur me raportimet se aktualisht në operim është vetëm një njësi nga gjithsej pesë, KEK sqaroi se këto interpretime janë të pjesshme dhe nuk pasqyrojnë gjendjen reale të sistemit prodhues. Sipas njoftimit, aktualisht tri njësi (B1, B2 dhe A5) ndodhen në remont të rregullt dhe në proces të zbatimit të projekteve madhore të rehabilitimit dhe modernizimit, konform Bilancit Vjetor Energjetik.

“Ndërhyrje janë të planifikuara dhe thelbësore për rritjen e besueshmërisë dhe performancës afatgjate të kapaciteteve prodhuese”, thuhet në njoftim.

KEK thekson se ekipet profesionale janë në gatishmëri të plotë dhe, sapo të krijohen kushtet teknike (pas ftohjes së njësisë), do të bëhet identifikimi i saktë i burimit të rrjedhjeve, pas së cilës do të fillojë menjëherë procesi i sanimit.

“Qëllimi mbetet rikthimi i njësisë në operim në afatin më të shkurtër të mundshëm”, përfundon njoftimi i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Kek

Më shumë nga Lajme

  • 19:45Zemaj: Në QKUK mungojnë edhe gjërat më elementare, ndërsa milionat shpërndahen pa hesap
  • 19:38Në Serbi arrestohen dy gra nën dyshimin për spiunazh
  • 19:19Nëna la katër fëmijët vetëm në shtëpi dhe shkoi në pushime, dalin pamjet nga kamerat
  • 19:19Marshi i 1 tetorit, Tasholli: I kemi ftuar të gjithë liderët dhe kemi qef me qenë të gjithë aty
  • 19:18Bugaqku: Procedura e Projektligjit për Specialen vështirë të përfundojë para 6 tetorit